Ismaili: Vizioni i Bedri Hamzës është për të gjithë qytetarët

Uran Ismaili, Nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat për deputet me numrin 5, ka thënë se në Kosovë qytetarët kanë nevojë për një shtet që iu ndihmon për zhvillim dhe për ngritje të potencialit dhe mos me pas nevojë për me leshu vendin për shkak të mungesës së sigurimeve shëndetësore.

“Mos me pas nevojë me leshu vendin pse nuk kanë mjaftueshëm mundësi me rrit biznesin e vet”.

Ai ka thënë tutje se nëse ka diçka që qytetarët i largon nga vendi është ideja e pasigurisë dhe frikës konstante.

“Nuk ka mundësi me të ardhë asnjë investitor, ajo është punë e vdekur, d.m.th. nuk të vjen askush, askush, fare askush nuk vjen”.

“Ne jemi në një situatë ku besojmë se Kosova mundet Ma Mirë…Kosova e ka mundësin që me 9 shkurt me fillu një rrugëtim, një rrugëtim i cili nuk kërkon që qytetarët ti bashkohen me vija partiake. Kosova mundet Ma Mirë nënkupton për çdo person në Kosovë, mundet Ma Mirë, jo për një grupacion politik. Kosova nuk mundet Ma Mirë nëse ka një luftë konstante mes një grupacioni politik me një grupacion politik. Kosova mundet Ma Mirë kur njerëzit e kuptojnë që në momentin kur kryhen zgjedhjet ata i përveshen punës bashkëpunojnë, punojnë. Nuk mundet Kosova Ma Mirë nëqoftëse ti për katër vite i man të ndarë e të polarizuem qytetarët e i thu mos e duaj këtë e mos e duaj atë, urreje këtë ose urreje atë. Pra, Kosova mundet me mbërri këtë potencial në qoftëse ti e sheh buxhetin tënd si një diçka që është në të mirë të krejtë qytetarëve”, ka thënë ai në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika