Ismet Munishi, rikthehet në ekranin e RTV Dukagjinit

Ekranit të RTV Dukagjinit i është rikthyer trajneri i njohur i futbollit Kosovar, Ismet Munishi

Trajneri i njohur i futbollit kosovar, Ismet Munishi, së shpejti do të rikthehet në ekranin e RTV Dukagjinit

Munishi që aktualisht është në krye të FC Prishtinës, do të jetë pjesë e projektit më të ri televiziv në TV-në më të ndjekur në Kosovë.

Bëhet fjalë për Kampionatin Botëror Katar 2022, që përveç spektaklit në fushë do të jetë spektakolar edhe në RTV Dukagjini.

Drejtori ekzekutiv i televizionit, Dardan Belegu, sot ka nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me trajnerin prishtinas.

Munishi do të jetë pjesë e një paneli fantastik përgjatë një muaji, ku do të flasim e diskutojmë për çdo gjë rreth ngjarjes më të madhe sportive në botë.

Përveç diskutimeve, në emisionin që do t’i kushtohet ekskluzivisht Kupës së Botës Katar 2022, do të ketë edhe shumë risi tjera që do t’i bëjmë të ditura deri më 19 nëntor, kur edhe fillon programi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika