Isni Kilaj paraqitet para Gjykatës Speciale

Ka filluar paraqitja e parë e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj para Gjykatës Speciale, i cili u arrestua dje dhe po akuzohet për "pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare" dhe "shkelje të fshehtësisë së procedurës"

Ka filluar paraqitja e parë e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj para Gjykatës Speciale, i cili u arrestua dje në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në bazë të urdhrit për arrestim të lëshuar nga ZPS.

Brenda 48 orësh pas paraqitjes së parë, Gjykatësi do të vendosë në lidhje me mbajtjen e mëtejshme në paraburgim ose lirimin e Isni Kilajt.

Siç njoftoi dje DHSK, urdhri për arrestimin e Isni Kilajt u lëshua nga Prokurorja e Specializuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare sipas Kodit Penal të Kosovës të vitit 2019 dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika