Istog – Arrestohen 4 të dyshuar për veprat penale “Vjedhje e rendë” dhe “Vjedhje në tentativë”

Në Istog janë arrestuar katër të dyshuar për veprat penale, "Vjedhje e rëndë" dhe "Vjedhje në tentativë". Rasti vazhdon të jetë nën hetime

Ilustrim

Janë arrestuar katër të dyshuar në Istog për veprat penale, “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje në tentativë”.

Të dyshuarit janë identifikur këtë të mërkurë dhe inicialet e tyre janë: M.H., K.V., E.H., dhe A.G.

Ata dyshohet se kanë vjedhur: një veturë WV Pasat ngjyrë hiri, plug traktor, një televizor, një kompjuter dhe dru për djegie.

Pas intervistimit, dy të dyshuarit e parë me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, gjersa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika