Dibran Istrefi ka thënë se në periudhën e fundit kohore është rritur numri i krimeve makabre.
Ai ka thënë se përveç veriut të Kosovës që përdoret si retorik politike, është kriminaliteti në pjesën tjetër të vendit.
”Veriu merr vëmendje politike më shumë, por shqetësimin e qytetarëve unë mendoj se e merr më shumë problematika në jug’’.
”Për shkak të angazhimit të madh të Policisë së Kosovës në veri, kriminaliteti është rritë në pjesët e tjera të Kosovës’’, ka thënë Istrefi.
Ai gjatë debatit në panel të Debat Plusit në RTV Dukagjini ka thënë se një problem tjetër për të cilin është raportuar nga mediat në përgjithësi dhe vet Dukagjini janë grupet e fajdeve.
Istrefi ka thënë se rreth viteve 2013-2014 ishin ndërmarr operacione policore kundër grupeve të fajdeve kryesisht në rajonin e Mitrovicës dhe Prizrenit, por, që nga ajo kohë deri këtë vit nuk është që ka pasur shumë intervenime.
Këtë vit sipas Istrefit ka pasur operacione policore kundër fajdegjinjëve dhe atë kryesisht në rajonin e Pejës.