Istrefi për sulmin ndaj hoxhës në Lupç: Këto raste e kanë një organizator të përbashkët

Dibran Istrefi, për sulmin ndaj hoxhës në Lupç, Zeqir Berisha ka thënë se ka qenë i orkestruar. Sipas tij, ky rast dhe tjetri në Halabak kanë një organizator të përbashkët

Dibran Istrefi, drejtor i informacionit në emisionin "Debat Plus"

“Nëse ndodhin sulme të tilla në një regjion brenda një kohe të shkurtër, aty ka diçka që duhet të dyshohet”, kështu ka deklaruar Dibran Istrefi, nga RTV Dukagjini për sulmin ndaj Hoxhës së fshatit Lupç në Podujevë.

Sipas Istrefit, për këtë sulm, organet e sigurisë dyshojnë se ka një organizator të përbashkët.

“Sulmet në Halabak e në Lupç e kanë një orkestrues, duhet ta gjejmë ku është koka e këtij sulmi”, ka theksuar Istrefi.

Ai ka thënë se kjo situatë nuk duhet të gjykohet nga momenti, por duhet të gjykohet nga retrospektiva si ka ndodhur një fatkeqësi që e ka përjetuar Kosova si shtet edhe më herët.

Istrefi në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se Kosova është shteti më i madh për kokë banori që ka dërguar njerëz në luftën në Siri dhe Irak.

“Mua më kujtohet kur kemi qenë gazetarë kur e kemi raportuar këtë fenomen, në anën e  Anamoravës, Mitrovicës”, ka thënë ai duke shtuar se logjika ekstreme mund të interpretohet në rrafshin filozofik dhe politik.

Për Istrefin, sulmi ndaj Hoxhës në Lupç, nuk është i ndershëm dhe aspak lajm i mirë, sepse siç thotë ai nëse pritet reagim nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria, kjo situatë mund të zgjasë deri në pesë vjet.

“Ne kuptojmë se prezumimi i pafajësisë kuptohet si term dhe e drejtë, por nuk mund të relativizojmë të presim deri çka po thojnë organet e drejtësisë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, ekstremizmi, terrorizmi dhe radikalizmi nuk asociojnë me islamin, pasi siç thotë ai janë për qëllime politike.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika