Istrefi: Shtohet numri i anëtarëve të grupeve kriminale në Veri, dyshohet se paguhen nga 400 euro

Dibran Istrefi, nga RTV Dukagjini, ka thënë se është shtuar numri i anëtarëve të grupeve kriminale në Veri. Sipas tij, të njëjtit dyshohen se paguhen nga 400 euro

Dibran Istrefi nga RTV Dukagjini





Dibran Istrefi, nga RTV Dukagjini, ka deklaruar se gjatë ditëve të fundit, në grupin kriminal “Brigadat e Veriut”, që sipas tij funksionon në Veri të Kosovës, është shtuar numri i anëtarëve.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Istrefi ka theksuar se të njëjtit paguhen me nga 400 euro.

Sipas tij, mision i këtij grupi është shkaktimi i incidenteve, në veçanti në mesnatën e një nëntorit kur edhe do të hynte në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave.

“Në ditët e fundit, jemi angazhuar si redaksi, burimet e sigurta brenda organeve të sigurisë që të njëjtit e kanë shtuar numrin ne 10 ditët e fundit, i anëtarëve të grupit kriminale. Me aq sa kemi kuptuar janë rreth 500 persona të cilët janë shtuar në pesë ditët e fundit që kryesisht nuk janë serbë lokalë të veriut por që vijnë matanë kufirit, e të cilët janë me precedentë penal dhe fshihen në Kosovë dhe të njëjtit paguhen, na është thënë se paguhen 400 euro dhe mision e kanë pasur vijën e parë të shkaktimit të incidenteve natën e sotme nëse nuk do të merrej vendimi paraprak dhe incidenteve në ditët në vijim”, ka thënë Istrefi.

Megjithatë, Istrefi beson se gjatë 31 tetorit dhe një nëntorit, nuk do të ketë tensione në Veri të Kosovës.

“Besoj që data e sotme do të kalojë qetë deri më 21 nëntor të paktën nuk do të ketë tensione për arsye që qortimi është masa më e lehtë. Deri më 21 nëntor atëherë kur fillon shqiptimi i gjobave”, shtoi ai.

Ndërkohë, Istrefi po ashtu ka renditur disa nga problemet të cilat sipas tij tashmë dihen dhe që fillimisht ka të bëjë me Policinë e Kosovës.

“Problemet dihen, e para ka të bëjë me Policinë e Kosovës, e cila në Veri e përfillin zingjirin komandues janë jashtëzakonisht problematik kur vije puna për rastet që kanë karakter politik. Shtesë kësaj që është problemi me Policinë e Kosovës që janë 900 policë në veri shumica dërrmuese janë serbë, madje edhe njësia speciale, edhe struktura komanduese janë serbë. Përveç kësaj problemi tjetër është me grupet kriminale që janë në shërbim komplet të agjendave të Beogradit. “Brigadat e Veriut”, është një grup i armatosur kriminal që funksionon në veri”, ka thënë ai.

Ndryshe, duke filluar nga një nëntori e deri më 21 nëntor masa do të jetë ajo e qortimit, pastaj nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes.

Nga 21 janari do të ketë targa provuese për dy muaj të tjera, pas të cilës datë më 21 prill nuk mund të ketë më targa ilegale në qarkullim.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika