Istrefi: Vetëvendosja po e akuzon Prokurorinë që s’po e kryen punën e vet

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) synon të kthehet në pushtet me premtimet se nuk do të ndikojë në sistemin e drejtësisë dhe se do të bëjë hapa specifikë në zbardhjen e krimeve të luftës.Katër kandidatë për deputetë të kësaj partie, Përparim Gruda, Betim Gjoshi, Ilirik Musliu dhe Leutrim Retkoceri, të gjendur përballë ekipit të “Debat Përnime”, më 13.01.2025, shpërfaqën një pjesë të programit të tyre për sistemin e drejtësisë dhe për investimet në rajonin e Prishtinës. Ata u zotuan se nëse PDK vjen në pushtet, do ta bëjnë Vetting-un, do ta reformojnë sistemin e drejtësisë, do të punojnë në zbardhjen krimeve të luftës dhe do ta ndërtojnë unazën e jashtme të kryeqytetit.

Dibran Istrefi, Drejtor i Informacionit në TV Dukagjini ka kritikuar çasjen e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK] lidhur me krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si mekanizëm që vendoset brenda sistemit prokurorial.

Istrefi në “Debat Analizë”, që është në kuadër të “Debat Plusit” deklaroi se është tejet detaj “interesant” themelimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe ” konflikt interesi mbi kohezionin e organeve”.

“Interesant mu dok kjo pjesë. Programi nuk mu dok interesant. E para kur folet për drejtësinë, jemi mësuar të shohum Hajredin Kuçin e sot Përparim Gruda. 3-4 gjëra si refleksion pak a shumë i zhvillimeve katërvjeçare. Nisim me strategjinë kundër korrupsionit 2025-2029, të cilin e akuzojnë ish pushtetin që nuk e kanë bërë dhe së dyti është Vettingu, Themelimi i Byrosë së Hetimit edhe çështje tjera.

Themelimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, interesant, tha se duhet me u përbë prej shuë prokurorëve dhe me i trajtu rastet që nuk i trajton Prokuroria Speciale. Po cilat janë ato raste? Kjo pyetjes duhet me iu përgjigj PDK-ja. Prokuroria Speciale ka kompetencë të veçantë për krejt rastet e profilit të rëndë, që prej korrupsionit qeveritar, deri te krimi i organizuar e deri tek terrorizmi. Nëse don me i mbivendos edhe themelimin e një organ tjetër, Themelim i Byrosë Kombëtare të hetimit, por cili është rezultati. Konflikt interesi. Mbi kohezion të organeve”, tha Istrefi.

Istrefi poashtu theksoi se Lëvizja Vetëvendosja po e akuzon Prokurorinë që s’po e kryen punën e vet.

“Ky mekanizëm do të jetë kompetent për të trajtuar rastet e korrupsionit të nivelit të lartë në rast të PSRK-së nuk ndërmerr veprime sipas kompetencës së saj. Prokuroria Speciale i bjen se nuk e kryen punën e vet. Lëvizja Vetëvendosje e akuzon se nuk po e kryen punën e vet, edhe opozita po e akuzon se nuk po e kryen punën e vet. Njëra nga pikat kryesore. E veçantë themelimi i Byrosë të veçantë.

Policia Gjyqësore kanë shumë shtetet e tjera, si Shqipëria e vende tjera.

Mbivendosja e organeve, në të kaluarën ka qenë problemi serioz krijimi i mekanizmave Aty iu ka lënë faji sistematikisht, dikush Prokurorisë Themelore, Speciale apo edhe organeve të tjera. Janë një varg çështjes se nuk kanë nevojë për mbivendosjen e asnjë mekanizmi tjetër përveç forcimit të brendshëm dhe garantimi i pavarësisë së tyre prej së brendshmi”, tha Istrefi.

Istrefi theksoi se është “pro” procesit të Vettingut.

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika