Viti që po lëmë pas ka qenë një vit sfidues, por njëkohësisht edhe i mbushur me të arritura për Prokurorinë Speciale të Kosovës (PSRK).
Kështu ka deklaruar kryeprokurori i PSK-së, Blerim Isufaj, gjatë një konference për media, ku ka theksuar se viti 2024 ka qenë plot me sfida dhe përgjegjësi, por ka dëshmuar gjithashtu angazhimin e palëkundur të Prokurorisë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Një element tjetër i rëndësishëm për PSK-në ka qenë angazhimi i saj në drejtim ndërkombëtar dhe bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.
“Viti që po lëmë pas ka qenë sfidues. Por gjithashtu edhe me të arritura për Prokurorinë Speciale. PK ka përballur me guxim dhe profesionalizëm disa nga rastet më komplekse dhe delikate që prekin shtetin dhe shoqërinë. Ne kemi punuar pa kompromis për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për t’i mbrojtur të drejtat e njeriut. Këto sfida nuk janë vetëm profesionale por edhe morale duke kërkuar të mbetemi të pa lëkundur në misionin tonë.
Angazhimi me ndërkombëtarët dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë ka qenë një shtyllë themelore në punën tonë. Këto përpjekje kanë forcuar imazhin e Kosovës si një shtet që respekton dhe mbron vlerat ndërkombëtare. Puna për një sistem më transparent dhe llogaridhënës përmes rritjes me komunikimit me publikun dhe institucionet relevante ka ndihmuar në rritjen e besimi të publikut.
E kuptojmë që suksesi i PSRK-së varet me të gjithë juve këtu. Me gjyqtare, avokat, policinë, partnerët ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile.
Puna jonë këtë vit ka qenë në harmoni me prioritet e shprehura në raportet dhe rekomandimet ndërkombëtare”, ka thënë Isufaj.
Isufaj ka cekur disa nga arritjet dhe prioritet e PSRK-së gjatë 2024.
“Lufta kundër korrupsionit ka qenë dhe mbetet prioritet ynë kryesor. Gjatë këtij viti kemi ngritur akuza në disa raste të profilit të lartë duke dëshmuar që askush nuk është mbi ligjin. Hetimi dhe ndjekja e rastit të krimit të organizuar në përputhje me standardet ndërkombëtare është intesifikaur. Jemi të vetëdijshëm për kompleksitetin e këtyre rasteve. Por kemi dëshmuar përkushtim për t’i adresuar me seriozitet maksimal.
Po i potencoj vetëm disa raste konkrete të këtyre aktiviteteve: operacioni i përbashkët mes PSRK-së më bashkëpunim me autoritete homologe të Republikës së Maqedonisë së Veriut me ndihmën e Europolit dhe Eurojust për veprat penale falsifikim i parave. I cili rezultoi i realizuar me sukses, u arrestuan disa persona në të dy vendet. Operacioni i përbashkët me republikën e Shqipërisë i zhvilluar para pak ditësh për veprat penale trafikim me armë, si formë e krimit të organizuar. Meqë rast u arrestuan disa persona në Kosovë e në Shqipëri dhe njëkohësisht u sekuestruar disa lloje armë. Operacioni i para pak ditëve me PSRK-së, SPAK-ut, FBI-së që rezultoi me arrestimin e tre shtetasve kosovare dhe një shtetasi nga Shqipëria.
Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar dhe rajonal ka qenë thelbësor në luftën kundër rrjeteve kriminale transnacionale”, ka shtuar Isufaj.