Isufaj: Prokuroria Speciale i ka nisur hetimet për sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në veri

Prokuroria Speciale ka nisur hetimet për sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, në një prononcim për RTV Dukagjini, e ka konfirmuar se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet për rastet e sulmit ndaj Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it.

Sipas tij, hetimet janë duke u zhvilluar dhe organet e sigurisë kanë identifikuar sulmuesit.

Ndërsa, në ngjarjet e fundit në veri të Kosovës kanë mbetur të plagosur 5 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Të paktën 30 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjeve me qytetarët serbë në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës, bëri të ditur misioni përmes një njoftimi për media.

“Duke iu kundërvënë turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika