Isufi: Iniciativa për takim mes opozitës dhe Presidentes synon mosheshtjen e saj

Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, ka deklaruar se kërkesa e tyre për takim mes liderëve të opozitës dhe presidentes Vjosa Osmani synon mohimin e saj të reagimit në lidhje me gjendjen aktuale në Kosovë

Ahmet Isufi, deputet i AAK-së.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Ahmet Isufi, teksa ka disktuar për kërkesën e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj për takimin e presidentes me liderët e opozitës, ka thënë se kjo kërkesë ka një qëllim të veçantë, atë që presidentja të mos heshtë në lidhje me gjendjen aktuale në Kosovë, pasi deri tani ka qëndruar neutrale ose e heshtur.

“Kërkesa e Haradinajt që të takohen liderët, në këtë rast presidentja me liderët e opozitës, e ka qëllimin që presidentja të mos hesht sepse deri tani ka ndenjur neutrale ose e heshtur në raport me gjendjen në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Isufi gjatë intervistës në emisionin FIVE, ka treguar qëndrimin e tij në lidhje me mungesën e konsultimeve me partitë opozitare përpara paraqitjes së mocionit në Kuvend. Ai ka pohuar se ka pasur kontakte me përfaqësues të LDK-së dhe PDK-së, por nuk ka arritur të sigurojë përkrahjen e tyre për mocionin.

“Iniciativa është për shkak të gjendjes aktuale. Ne kemi kontaktuar disa herë, edhe Haradinaj ka komunikuar me zotin Abdixhikun (kryetari i LDK-së) edhe me zotin Krasniqi (kryetari i PDK-së) me të cilët ka komunikuar në mënyrë që të përkrahet edhe mocioni që është paraqitur në Kuvendin e Kosovës. Kjo situatë alarmante nuk lejon një gjendje neglizhente çfarë po ndodh, e që për mendimin tonë partitë opozitare duhet të jenë shumë më të angazhuar në mënyrë që të kemi një ndryshim të gjendjes. Ne po shohim që me vet faktin nuk po përkrahet mocioni, dhe deri më tani se paku nuk një vullnet të hyhet në mocion”, ka deklaruar ai.

Deputeti i AAK-së ka theksuar  se gjendja aktuale në Kosovë është alarmante dhe kërkon angazhim më të madh nga partitë opozitare për të ndryshuar situatën.

Isufi ka thënë se opozita apo dy partitë tjera LDK dhe AAK-ja nuk po e trajton gjendjen me seriozitet dhe nuk po angazhohet aq sa duhet për të gjetur një zgjidhje.

Ai ka potencuar se mocioni është një veprim që mund të mobilizojë opozitën dhe të sjellë ndryshime në vend.

Po ashtu, Isufi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për veprimet e saj të pakoordinuara dhe ka shtuar se AAK-ja është angazhuar në mënyrë të vazhdueshme për të ndërprerë këtë trend negativ.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika