Italia kualifikohet me gol në minutën e98-të

Kroacia ka dështuar të kalojë në fazën e 16-të më të mirave në Euro 2024, pasi barazoi 1-1 kundër Italisë në kuadër të Grupit B

Italia ka siguruar kalimin në fazën e eliminimit në Euro 2024 në rrethana të jashtëzakonshëm, pasi barazoi në minutën e 98-të të pjesës së dytë të ndeshjes.

Pavarësisht se kroatët e nisën më mirë ndeshjen, ku rrezikuan me anë të Luka Sucic në minutën e pestë, por Gianluigi Donnarumma bëri një pritje fantastike.

Mattia Zaccagni u inkuadrua në minutën e 81-të, ndërsa në minutë ne 98-të të shënoi supergol, t’ia siguruar Italisë kualifikimin nga pozita e dytë në fazën nokaut të Evropianit.

Ai shënoi me goditje të saktë nga distanca për barazimin 1:1.

Para se italianët të barazonin rezultatin, Kroacia ishte në epërsi 1:0 me golin e kapitenit Luka Modriq.

Në fakt, Modriq shënoi golin e epërsisë një minutë pasi humbi penalltinë. Gjuajtjen e Modriqit e priti portieri, Gianluigi Donnarumma.

Por Jo edhe gjuajtjen nga afërsia të minutës së 55-të.

UEFA njoftoi se Modriq u bë golashënuesi më i vjetër i historisë së Evropianit në moshën 38 vjeç e 289 ditë.

 

Kroacia kalon në epërsi, Modriq tund rrjetën Italisë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika