Italia mbështet liberalizmin e vizave për Kosovën

Nënsekretari Ministrisë së Punëve te Jashtme të Italisë, Benedetto Della Vedova, ka shprehur mbështetjen për liberalizmin e vizave për Kosovën

Benedetto Della Vedova

Gjatë vizitës në Kosovë, nënsekretari Ministrisë së Punëve te Jashtme të Italisë, Benedetto Della Vedova, ka mbajtur një konferencë për media.

Ai, gjatë konferencës, ka shprehur mbështetjen e Italisë për liberalizmi e vizave për Kosovën.

“Italia gjithmonë e ka mbështetur dhe mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën… S’ka kuptim që vetëm qytetarët e Kosovës të kenë nevojë për viza në Ballkanin Perëndimor….Urojmë që edhe vendet që kanë dyshime për liberalizim të vizave t’i largojnë ato”, ka thënë Della Vedova.

Gjithashtu, ai nuk ka lënë pa e komentuar edhe dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se në dialog duhet të përfshihet edhe komuniteti që flet serbisht në Kosovë.

“Sa i përket dialogun Prishtinë-Beograd…Ne konsiderojmë se ky dialog duhet të përfshijë edhe komunitetin që flet serbisht në Kosovë…Ne inkurajomë dialogun, si në aspektin dypalësh dhe në kuadër të mbështetjes së BE-së të përqendrohen në pikat kyçe që janë në gjetjen e një zgjidhje”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, ai u shpreh se Italia do t’i qëndrojë afër Kosovës drejt integrimeve evropiane.

“I qëndrojmë afër demokracisë në Prishtinë, i qëndrojmë afër Kosovës drejt integrimeve evropiane…jemi të gatshëm dhe i qëndrojmë afër Qeverisë së Kosovës që të bashkëpunojmë për gjitha marrëveshjeve, në radhë të parë në të mirën e qytetarëve të Kosovës, në të mirën e sipërmarrjeve të Kosovës dhe natyrisht në të mirën e vendit në integrimin e saj…Kjo ka të bëjë me sundimin e ligjit, demokracinë dhe sundimin e sistemit gjyqësor”, ka thënë mes të tjerash Della Vedova.

Po ashtu, ai ka theksuar se lufta kundër korrupsionit është e rëndësishme në zhvillimin ekonomik të vendit.

Nënsekretari Ministrisë së Punëve te Jashtme të Italisë, Benedetto Della Vedova, gjatë vizitës së tij në Kosovë, është takuar edhe me disa nga krerët më të lartë institucionalë.

Benedetto Della Vedova dhe Albin Kurti

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika