Italia mbyll shatërvanët në Milano për të luftuar thatësirën

Italia po përjeton një valë të nxehti intensive, të zgjatur, me temperatura që parashikohen të kalojnë 40 gradë Celsius në disa pjesë të vendit deri në fund të javës e bashkë me të, edhe thatësirën

Gjersa Italia po përballet me njërën nga thatësirat më të këqija në dekada, autoritetet italiane kanë vendosur që të mbyllin shatërvanet publike, pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme të rajonit të gjerë të Lombardisë.

Një masë e tillë nuk vlen për shatërvanët të cilët janë habitat i peshqve dhe bimëve. Njëherësh, vendasëve iu është kërkuar të reduktojnë sa më shumë përdorimin e ujit në banesa, raporton “Corriere della Sera”.

Mirëpo përveç kursimit të ujit, banorëve dhe pronarëve të bizneseve u është kërkuar që të mos e ulin ajrin e kondicionuar nën 26 gradë Celsius për të kursyer energjinë ngase përgjatë javës së kaluar, disa pjesë të qytetit kishin mbetur pa energji elektrike.

“Ne duhet të marrim masa dhe besojmë se është e drejtë të bëjmë pjesën tonë”, kishte deklaruar kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala.

Kjo thatësirë në Itali ka goditur veçanërisht rajonet veriore.

Lumi Po, para (sipër) dhe pas tharjes (poshtë)

Të hënën e 27 qershorit, Shefi i Departamentit të Mbrojtjes Civile të Italisë, Fabrizio Curcio ka thënë se niveli i Posë ishte deri në 80% më i ulët. Përveç lumit “Po”, njëherësh nga thatësira është prekur edhe lumi Arno.

Gjendja e jashtëzakonshme pritet të shpallet edhe në rajone të tjera të vendit.

Kufizimet gjatë natës në përdorimin e ujit janë tashmë në fuqi, në disa qytete veriore, ndërsa shumë prej tyre varen nga furnizimi me ujë me kamion.

Për këtë krizë, Attilio Fontana, presidenti i Lombardisë, ka thënë se kjo thatësirë ishte më e keqja që rajoni kishte përjetuar ndonjëherë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika