Italia rikthen 266 objekte të lashta të grabitura nga SHBA

Italia deklaroi se ka rikthyer 266 objekte të lashta me vlerë dhjetëra milionë euro nga Shtetet e Bashkuara, ku ato ishin shitur gjatë fundit të viteve 1990 nga një rrjet ndërkombëtar i kontrabandistëve të objekteve

Italia deklaroi se ka rikthyer 266 artefakte të lashta me vlerë dhjetëra miliona euro nga Shtetet e Bashkuara, ku ato ishin shitur gjatë fundit të viteve 1990 nga një rrjet ndërkombëtar i kontrabandistëve të objekteve.

 

 

Artikujt më të vjetra, prej të cilave, datojnë në shekullin e 9-të para Krishtit, përfshijnë vepra që i përkasin periudhave të qytetërimit etrusk, Magna Graecia dhe Romës Perandorake.

Një deklaratë nga një njësi e specializuar e policisë së Italisë të premten tha se kthimi i artefakteve ishte për shkak të bashkëpunimit midis autoriteteve gjyqësore italiane dhe amerikane. Artefakt do të thotë kur një objekt është i bërë ose i përpunuar nga dora e njeriut, raporton Reuters.

Fotot e siguruara nga Ministria italiane e Kulturës tregojnë se artefaktet përfshijnë disa enë të pikturuara, kokën e një statuje dhe disa monedha, të cilat u ekspozuan në një ceremoni në Nju Jork në fillim të kësaj jave.

Deklarata italiane tha se 65 artefakte kishin ardhur nga muzeu i Koleksionit Menil në qytetin amerikan të Houston, ndërsa 145 copë të tjera u gjetën si pjesë e procedurave të falimentimit kundër një tregtari antikash.

Një zëdhënës i muzeut ka theksuar se i ishin ofruar artefaktet si dhuratë, por e kishte referuar donatorin te ministri italian i Kulturës, i cili njoftoi muzeun se Italia po pretendonte objektet.

 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika