Italia: Vetëm hapat konkret drejt Asociacionit duhet të çojnë Kosovën në agjendë në KiE

Burime të TV Dukagjinit të afërta me zhvillimet rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës thonë se ekziston rreziku që në tekst për agjendën në Komitet të Ministrave, mund të përpilohet në atë formë që të lihet mundësia për shtyrje të votimit edhe për 6 muaj, duke e kushtëzuar anëtarësimin me obligime që i ngarkohen Kosovës. Ndërkaq, përmes një përgjigje për televizionin, Italia e ka rikonfirmuar qëndrimin e përbashkët me shtetet anëtare të QUINT-it duke i dhënë porosi Qeverisë se vetëm hapat konkret drejt Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duhet të çojnë në përfshirjen e pikës për Kosovën në agjendën e KiE

Keshilli i Evropës

Për Kosovën tashmë nuk është problem vetëm çështja se a vendoset apo jo në agjendën Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Kështu i ka thënë RTV Dukagjin një burim i kyçur drejtpërdrejt brenda këtij procesi.

Sipas tij rreziku ose “djalli” fshihet në detajet e tekstit që mund të propozohet për votim.

“Pra Kosova do duhet të ketë siguri që teksti i vendimit që do të kalojë për shqyrtim të jetë i qartë që Kosova ftohet të bëhet anëtare menjëherë dhe jo për shembull anëtare por pasi të vlerësohet oportune nga Komiteti Ministrave dhe pa masa të tjera apo pa afat të një date më tutje…”, i ka thënë ky burim Televizionit.

Sipas tij, në tekstin për votim nuk përjashtohet mundësia që të thuhet se vendosim që Kosova të anëtarësohet pasi të ketë plotësuar edhe disa kushte të tjera duke i dhënë mundësi Komitetit të Ministrave t’i rikthehet pas 6 muajve për të vendosur definitivisht.

Ky është vetëm një skenarët e mundshëm, e një tjetër skenar i ditur publikisht, është se deri më tani Kosova nuk është futur në agjendën e Komiteti të Ministrave.

Për ta kaluar këtë sfidë Kosovës nuk i mungon mbështetja nga vendet mike, por jo pa kushte. QUINT po kërkon që në Gjykatën Kushtetuese të dërgohet drafti për asociacionin, e Kryeministri, zyrtarisht e ka refuzuar këtë ofertë.

Pjesë e QUINT-it është edhe Italia e cila përmes një përgjigje për TV Dukagjini nuk ka lënë dilema se çka presin nga Kosova.

“Sipas mendimit tonë, dërgimi në Gjykatën Kushtetuese të draft-statutit të BE-së për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (ASM), në një mënyrë që është e pranueshme për Gjykatën, do të dërgonte një sinjal të fortë të synimit të Qeverisë për të përmbushur këtë zotim dhe më tej të demonstrojë përkushtimin e Kosovës ndaj të drejtave të pakicave. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se vetëm hapa konkret drejt AKS-së, siç u cek më lart, duhet të çojnë drejt përfshirjes së pikës për Kosovën në agjendën e takimit të ardhshëm të Komitetit të ministrave në KiE”, thonë nga Ambasada e Italisë në Kosovë.

Tutja në përgjigjen përmes ambasadës në Kosovë, Italia shpreh mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës por duke e inkurajuar që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për një votim të suksesshëm në nivel të Komitetit të Ministrave.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika