Iu hoq kollarja para se të nisë seanca, nipi i Krasniqit: Nuk vuan të paraqesë patriotizëm, veprimtaria e tij e ka dëshmuar këtë

“Z. Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ia kanë hequr. Këtë kollare e ka pasur veshur edhe më herët në seanca të gjyqit, a mund të dimë pse ia kanë hequr?”

Kështu iu drejtua Trupit Gjykues avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, e cila njoftoi se ish-kryeparlamentari nuk u lejua të hyjë në sallë nga sigurimi me kollaren që e kishte veshur, kollare kjo zakonshme, me shenjën e flamurit kombëtar.

Nipi i Jakup Krasniqit, Dardan Krasniqi, i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka thënë se ajo nuk ishte hera e parë që Krasniqi kishte atë kollare.

“Nuk është hera e parë që ka pasë një kollare të tillë, ka pasë disa paraqitje me këtë kollare, nuk ka qenë i vetmi, ka qenë edhe Z.Nasim Haradinaj që ka bartë të njëjtën kollare në proces gjyqësor.”

Ai thotë se kjo ka qenë befasi për ta dhe se nuk e dinë arsyen se pse ka ndodhur, teksa shton se Krasniqi patriotizimin e ka dëshmuar me veprimtarinë e tij jetësore, e që ai nuk “vuan” ta shfaqë përmes kollares me shqiponjë.

“Kjo na ka bërë pak konufz që të befasohemi me atë vendim të gjykatës, sepse një kravatë iu ka penguar kur është hera e disatë që është paraqitë me atë, nuk e dijmë saktësisht arsyen pse ka ardhë deri te kjo. Jakup Krasniqi nuk është nga ata persona që vuan ose dëshiron të paraqesë një patriotizëm ose fyerje ndaj dikujt përmes simboleve kombëtare, sepse veprimtaria e tij jetësore e ka dëshmuar këtë,” tha Krasniqi.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika