Nën brohoritma të shumta të simpatizantëve, Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN, në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se i kanë fituar zgjedhjet bindshëm.
Ai para selisë i falënderoi qytetarët për besimin e tyre, duke thënë se kanë arritur një fitore historike.
Mexhiti nuk la pa e thumbuar BDI-në, për të cilët tha se kanë keqpërdorur paranë publike.
“Për këtë më meritorët jeni ju, që mbi supet tuaja e keni bartur këtë fitore historike. Ne për dallim nga ata tjerët, ne urojmë që shqiptarët t’i marrin valixhet dhe të kthehen në vendlindje. Nuk i keqpërdorim barnat e popullatës, nuk kemi pasur korrupsion… Kjo fitore nuk është fitore vetëm e LD-së, aleancës, besës e VV-së kjo është fitore e çdo shqiptari. Derën hapur do ta kenë edhe ata që na kanë votu edhe ata që nuk na kanë votu. Njëherë e përgjithmonë, shumica e votave shqiptarëve janë me ne, shumica e deputetëve janë me ne, kjo është fitore e pastër si loti, fitore si loti”, tha ai.
Ndryshe, në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet dhe se aktualisht po numërohen votat në Maqedoninë e Veriut.