Ish-deputetja dhe anëtarja e Lobit Rajonal, Xhevahire Izmaku, teksa ka folur mbi historinë e rënies së familjes Jashari, ka njoftuar se në atë kohë si një gazetare kishte shkrepur fotografi të kufomave të anëtarëve të familjes Jashari.
Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Izmaku ka thënë se të njëjtat fotografi kishin përfunduar në kampin e KFOR-it francez.
Ndonëse e dinte historinë, megjithatë Izmaku thotë se nuk ishte “e vetëdijshme” për rëndësinë e saj.
“Në vitin 1998, unë kam qenë pjesë e zyrës së Këshillit për Mbrojtje Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në komunën e Vushtrrisë. Në atë kohë isha gazetare… si pjesë e stafit kemi shkuar nga pjesa e Drenicës. Kemi shkuar në Prekaz, personalisht i kam parë kufomat e anëtarëve të familjes Jashari, i kam fotografuar secilin me radhë dhe ato fotografi kanë qenë në filmat e zi klasik që i kemi pasur në atë kohë… Mosha ime ishte 26 vjeçe në atë kohë. Pas luftës pas 25 viteve, duke i kontrolluar testet si profesor e shoh një tekst shkrim akademik një test shumë të bukur të shkruar, e kam parë një emër Shaban Jashari, ishte trashëgimtari i Shaban Jasharit. E dija historinë, por jo rëndësinë e ditës së sotme. Ato fotografi kanë përfunduar në kampin e KFOR-it francez”, u shpreh ajo.