Izmir Zeqiri në komunë për një ditë, Ilir Peci akoma jashtë saj

Një vit pasi fitoi zgjedhjet, Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut ka dal për herë të parë në objektin kryesor të komunës. Ai tha se nuk do të shkojë çdo ditë aty, deri në momentin kur të përfundojë renovimi. Ndërsa, Ilir Peci i Zveçanit nuk e ka bërë akoma një gjë e tillë

Në ditën kur kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri vendosi të shkojë për herë të parë në objektin kryesor të komunë, qytetarët e komunitetit serb ishin mbledhur para këtij objekti në një manifestim të organizuar nga ta.

Gjithsesi, për të shkuar në mbledhjen e Kuvendit Komunal nuk e pengoi askush kryetarin Zeqiri.

Kjo ishte hera e parë që ai ushtroi detyrën nga objekti i komunë, e jo në atë fshatin Çabër, ku punoi 1 vit të plotë pasi u zgjodh kryetar.

Por, Zeqiri nuk do të shkojë çdo ditë në komunë, pasi që objekti sipas tij ka nevojë akoma për renovime.

“Për shkaqe që teknikisht nuk është akoma gati mirpo ne në harmoni me kryesuesin vendosëm që ta thirrim një seancë, kemi punu kemi punu gjatë këtyre ditëve për ta përgatitur si sallë edhe e përshpejtuam pak për shkaqe që neve na duhet një komision me themelu prej Kuvendit dhe prej kabinetit natyrisht”, ka thënë Zeqiri.

Ndërsa, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut, Vedat Mehmeti tha se pikërisht verifikimi i objektit ishte arsyeja e thirrjes së kësaj mbledhjeje urgjente.

“Është formuar komisioni për pranimin dhe verifikimin e objektit brenda komunës së Zubin Potokut. Seanca ka shkuar mirë, ka pasur kuorum të mjaftueshëm të asamblistëve dhe gjithçka ka shkuar në rregull”, ka thënë Mehmeti.

Por, ndryshe veproi bashkëpartiaku i tij, Ilir Peci që është kryetar i Komunës së Zveçanit. Ai gjatë të premtes vazhdoi ta kryej detyrën në fshatin Lipë, e jo në objektin zyrtar në Zveçan.

Më 21 prill u mbajt procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave veriore, por i njëjti dështoi për shkak të numrit të vogël të qytetarëve që dolën për të votuar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika