Izolohet Shanghai

Shanghai i ka vendosur 26 milionë banorët e tij nën izolim, në vendosjen më të madhe të kufizimeve kundër Covid-19 në mbarë Kinën, raporton “The Guardian“.

Deri këtë javë, qyteti me më së shumti banorë në Kinë, miratoi një qasje të bllokimit me faza. Fillimisht, ana lindore e lumit Huangpu hyri në bllokim midis 28 marsit dhe 1 prillit, më pas ana perëndimore ndoqi shembullin për katër ditë të tjera.

Të hënën, shifra e rasteve të reja ka tejkaluar mbi 10 mijë raste duke konfirmuar dështimin e kësaj qasjeje. Qeveria e Shangait ka konfirmuar mbi 73 mijë raste pozitive që nga marsi.

Një shifër e tillë është e vogël në krahasim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por, mbetet nga më të mëdhatë qëkur Covid-19 u raportua për herë të parë më 2019.

Shanghai

Së paku, 38 mijë persona, pjesë të personelit mjekësor janë vendosur në Shangai duke konfirmuar se ky është operacioni më i madh që nga bllokimi i Wuhan-it në fillim të 2020.

Të martën, 30 spitale kryesore në të gjithë qytetin kanë pezulluar funksionimin e tyre, sipas faqes së internetit të komisionit shëndetësor komunal të Shangait.

Megjithatë, qytetarët ishin ankuar për mungesën e organizimit dhe përgatitjes së qeverisë. Disa banorë raportuan vështirësi në porositjen e ushqimit dhe ujit me anë të internetit, ndërsa të tjerë kishin deklaruar se nuk ishin në gjendje të aksesonin burimet thelbësore mjekësore kur atyre u duheshin.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika