Izraeli intensifikon ofensivën në jug të Gazës, pavarësisht thirrjeve për mbrojtje të civilëve

Njerëzit mbajnë sendet e tyre rreth ndërtesave të shkatërruara në qytetin e Gazës, Gaza, më 11 tetor 2023. (Foto nga /Anadolu via Getty Images)

Forcat ajrore izraelite kanë çuar përpara ofensivën e tyre ajrore dhe tokësore në jug të Rripit të Gazës, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra palestinezë, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje të vazhdueshme për mbrojtje të civilëve.

Të pyetura të hënën për rritjen e numrit të viktimave prej prishjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, të premten, SHBA-ja, aleatja më e ngushtë e Izraelit, ka thënë se është shumë herët për të thënë nëse Izraeli po bën mjaftueshëm për t’i mbrojtur civilët.

Hamasi, grup palestinez që kontrollon Gazën, është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Banorët dhe gazetarët në terren, kanë thënë se sulmet ajrore izraelite në jugun e dendur me popullatë civile, kanë përfshirë edhe zonat ku Izraeli u ka kërkuar banorëve të strehohen.

Në Kombet e Bashkuara, sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje Izraelit që të mos ndërmarrë veprime të tjera që do ta përkeqësonin edhe më shumë situatën në Gazë.

“Sekretari i Përgjithshëm është jashtëzakonisht i alarmuar nga rikthimi i armiqësive në mes të Izraelit dhe Hamasit… njerëzve u është kërkuar të evakuohen, tani nuk ekziston asnjë vend i sigurt dhe shumë pak mundësi për mbijetesë”, ka thënë zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Izraeli e ka pushtuar gjysmën e veriut të Gazës në nëntor dhe tani fokusin e ka në jug.

Krahu i armatosur i grupit Xhihadi Islamik, aleat i Hamasit, ka thënë se është përfshirë në luftime të ashpra me ushtarët izraelitë në veri dhe lindje të Han Junisit, qytetit kryesor në jug të Gazës.

Izraeli e ka nisur fushatën ushtarake për ta shkatërruar Hamasin, si hakmarrje për sulmet e grupit më 7 tetor në jug të Izraelit.

Militantët i kanë vrarë 1.200 njerëz dhe i kanë marrë peng 240 të tjerë.

Besohet se 80 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh në Gazë, tashmë ka ikur prej shtëpive të tyre.

Tetë javë luftime raportohet se e kanë kthyer këtë enklavë në gërmadhë.

Autoritetet palestineze shëndetësore kanë thënë se të paktën 15.899 njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gazë – 70 për qind e tyre gra dhe fëmijë.

Mijëra të tjerë janë të zhdukur dhe besohet se kanë mbetur të vdekur nën rrënoja.

Izraeli e akuzon Hamasin se po i rrezikon civilët, duke operuar në zonat e banuara, përfshirë tunelet që mund të shkatërrohen vetëm me bomba të mëdha.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika