Izraeli kryen sulme të mëdha ajrore në Liban

Izraeli ka lëshuar një paralajmërim për banorët e Libanit Jugor që të largohen nga shtëpitë e tyre, duke sinjalizuar sulme të gjera ajrore që synojnë infrastrukturën e Hezbollahut

Tymi ngrihet nga vendi i një sulmi ajror izraelit në Marjayoun, pranë kufirit Liban-Izrael, më 23 shtator 2024 (Rabih DAHER / AFP)

Ushtria izraelite e ka kryer një valë të gjerë sulmesh ajrore kundër Hezbollahut të hënën, duke bombarduar objektivat e grupit militant në jug të Libanit, në lindje të luginës Beka dhe në rajonin verior në kufi me Sirinë.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e një inkursioni tokësor në Liban, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se “ne do të bëjmë çfarëdo që është e nevojshme” për t’i kthyer në shtëpitë e veta banorët e shpërngulur nga veriu i Izraelit.

Hagari u bëri thirrje banorëve të jugut të Libanit të largohen nga vendet ku është i vendosur Hezbollahu – grupit militant i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se Hezbollahu, i cili mbështetet nga Irani, ndër vite ka fshehur armë, përfshirë raketa lundruese, nëpër shtëpi dhe ndërtesa në jug të Libanit, prandaj u bëri thirrje banorëve të largohen nga ato pjesë.

Hagari e paraqiti para medieve një video, për të cilën tha se shfaqte pjesëtarët e Hezbollahut duke tentuar të shkrepnin raketa lundruese nga një shtëpi banimi në Liban, dhe si pasojë një sulm izraelit ndaj saj para se raketa të hidhej.

“Hezbollahu po ju rrezikon. Po ju rrezikon juve dhe familjet e juaja”, tha Hagari.

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan fuqishëm qyteza përgjatë kufirit jugor të Libanit, dhe madje edhe më thellë në veri të vendit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Hezbollahu dhe Izraeli këmbyer zjarr në mënyrë intensive të dielën, pasi grupi militant libanez hodhi qindra raketa thellë brenda territorit izraelit duke iu përgjigjur bombardimeve izraelite.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se bombardimet do të vazhdojnë derisa të garantohet siguria për kthimin e të shpërngulurve nga pjesa izraelite e kufirit.

Hezbollahu është përballur me trysni të madhe në javët e fundit, pasi javë e kaluar mijëra pajisje komunikimi – pejxherë dhe radiolidhje – të përdorura nga pjesëtarët e saj shpërthyen.

Për shpërthimin e këtyre pajisjeve Hezbollahu e ka fajësuar Izraelin, i cili as nuk e ka pranuar e as mohuar përgjegjësinë./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika