Izraeli kryen sulme të reja në Bejrut

Foto: AFP

Izraeli ka kryer një sërë sulmesh të reja në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Në një postim në platformën X, ushtria tha se caqe të sulmeve ishin “objektivat terroriste”.

IDF tutje tha se ka lëshuar disa urdhra evakuimi për njerëzit që jetonin në ndërtesat në periferitë jugore të Bejrutit, në orët e para të së mërkurës.

Tash për tash nuk ka raporte për viktima.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit filluan qysh të martën një operacion tokësor kundër objektivave të Hezbollahut – organizatë e cilësuar si terroriste nga SHBA-ja – në Libanin jugor.

Sulmet e reja u kryen disa orë pasi Irani sulmoi me rreth 180 raketa Izraelin, në shenjë hakmarrjeje për, siç tha, vrasjen e aleatëve të tij në Liban.

Irani sulmon me raketa Izraelin

Irani, gjithashtu, paralajmëroi “sulme shkatërruese” nëse Izraeli përgjigjet.

Përshkallëzimi i vazhdueshëm ka rritur frikën për rrëshqitjen e rajonit në një luftë gjithëpërfshirëse.

Izraeli kërcënon me hakmarrje kundër Iranit për sulmin me raketa

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika