Izraeli “në luftë” me grupin islamik palestinez

Hamasi, grupi që sundon Rripin e Gazës kanë kryer një sulm të paprecedentë, me shumë fronte ndaj Izraelit, duke lëshuar mijëra raketa ndërsa dhjetëra luftëtarë të Hamasit depërtuan në kufirin e fortifikuar në disa vende

Izraeli “në luftë” me grupin islamik palestinez

E përditësuar: Grupi islamik palestinez Hamas, të shtunën ka filluar sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite. Kështu duke vrarë të paktën 70 persona dhe duke plagosur qindra në një sulm të befasishëm që kombinoi persona të armatosur që kaluan në Izrael me një breshëri raketash të lëshuara nga Gaza.

Ndërkaq, këtyre sulmeve autoritetet izraelite u janë përgjigjur me një valë sulmesh ajrore në objektiva në Gaza, duke vrarë 198 palestinezë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli është “në luftë” dhe u zotua se Hamasi, sundimtarët e Gazës, “do të paguajnë një çmim që nuk e ka ditur kurrë”.

“Këtë mëngjes Hamasi filloi një sulm të papritur vrastar kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij”, ka thënë ai në një video adresim.

Ky është një nga përshkallëzimet më serioze në konfliktin izraelito-palestinez në vite.

Reagimet për sulmin

Ky sulm është dënuar edhe nga vendet perëndimore dhe, gjithashtu edhe nga liderët kosovarë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për sulmet në Izrael ka thënë se Republika e Kosovës dënon pa mëdyshje sulmet e sotme terroriste kundër shtetit të Izraelit.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti ka thënë se mendimet e tyre janë me popullin e Izraelit gjatë kësaj kohe “tepër sfiduese”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se janë të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve në Izrael.

“Shprehim solidaritetin tonë të plotë me Presidentin Isaac Herzog, popullin dhe shtetin e Izraelit në këto orë të errëta. Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, ka shkruar Osmani.

Gjithashtu, edhe liderët e opozitë kanë reaguar ndaj këtij sulmi, duke e dënuar dhe u solidarizuar me shtetin e Izraelit.

Si dështoi inteligjenca izraelite për të ndaluar sulmin?

BBC-ja gjatë mëngjesit ka shkruar se inteligjenca izraelite ka dështuar ta ndalojë këtë sulm.

“Nuk e kemi idenë se si mund të ketë ndodhur kjo”.

Ky është reagimi që kanë dhënë sot zyrtarët izraelitë kur i pyes se si, me gjithë burimet e saj të mëdha, inteligjenca izraelite nuk e pa këtë sulm të vinte.

Dhjetëra persona të armatosur palestinezë ishin në gjendje të kalonin kufirin e fortifikuar mes Izraelit dhe Rripit të Gazës, ndërsa mijëra raketa u hodhën nga Gaza në Izrael.

Me përpjekjet e kombinuara të Shin Bet, inteligjencës së brendshme izraelite, Mossad-it, agjencisë së saj të jashtme të spiunazhit dhe të gjitha aseteve të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, është sinqerisht befasuese që askush nuk e pa këtë.

Ose nëse e kanë bërë, nuk kanë arritur të veprojnë sipas tij.

Izraeli ka pa dyshim shërbimet më të gjera dhe më të mirëfinancuara të inteligjencës në Lindjen e Mesme

Reagon ShBA

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Biden përmes një sotmi në X, duke theksuar se i ka ofruar mbështetjen  plotë kryeministrit izraelit për sigurinë e Izraelit.

“Sot fola me kryeministrin e Izraelit Benjamin Nentanyahu për sulmet e tmerrshme terroriste të Hamasit në Izrael. I ofrova mbështetjen tonë dhe përsërita angazhimin tim të palëkundur për sigurinë e Izraelit. Jill Biden dhe unë shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit”, ka shkruar Biden.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika