Izraeli njofton për një ofensivë të re tokësore në Qytetin e Gazës

Ushtria izraelite njoftoi se ka nisur një ofensivë të re tokësore në lindje të Qytetit të Gazës më 4 prill, me qëllim që të zgjerojë zonë e sigurisë që ka krijuar brenda enklavës palestineze

Ushtria izraelite njoftoi se ka nisur një ofensivë të re tokësore në lindje të Qytetit të Gazës më 4 prill, me qëllim që të zgjerojë zonë e sigurisë që ka krijuar brenda enklavës palestineze.

Izraeli tha se trupat e tij në orët e fundit kanë nisur të kryejnë aktivitete ushtarake në zonën Shejaija, në veri të Gazës.

“Trupat kanë eliminuar një numër të terroristëve dhe kanë shkatërruar infrastrukturë të Hamasit, përfshirë një qendër komanduese që terroristët e Hamasit përdornin për të planifikuar dhe kryer sulme terroriste”, u tha në njoftimin e ushtrisë.

Izraeli tha se civilët do të lejohen të evakuohen nga zonat e luftimeve përmes “rrugëve të organizuara për sigurinë e tyre”.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha një ditë më parë se shteti i tij do të rrisë praninë ushtarake brenda Rripit të Gazës për të “shkatërruar dhe pastruar zonën nga terroristët dhe infrastruktura terroriste”.

Operacioni synon të marrë “nën kontroll zona të mëdha dhe t’i inkorporojë në zonën izraelite të sigurisë”, tha ai, pa dhënë detaje të tjera.

Izraeli ka thënë se do të vazhdojë ofensivën në Gazë, me qëllim që ta detyrojë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – të lirojë pengjet që mori gjatë sulmit ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023, që nxiti luftën në Gazë.

Gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 50.000 palestinezë./Radio Evropa e Lire

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika