Izraeli njofton “tërheqjen e menjëhershme” të ambasadorëve në Irlandë dhe Norvegji

Izraeli ka njoftuar se po i tërheq të dërguarit e tij në Irlandë dhe Norvegji "për konsultime urgjente"

Izraeli ka dhënë “udhëzime për tërheqjen e menjëhershme” të ambasadorëve të Izraelit në Irlandë dhe Norvegji.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka njoftuar në X për këtë.

“Unë kam udhëzuar tërheqjen e menjëhershme të ambasadorëve të Izraelit në Irlandë dhe Norvegji për konsultime në dritën e vendimeve të këtyre vendeve për të njohur një shtet palestinez. Unë po i dërgoj një mesazh të qartë Irlandës dhe Norvegjisë: Izraeli nuk do të qëndrojë i heshtur përballë atyre që minojnë sovranitetin e tij dhe rrezikojnë sigurinë e tij”, raporton BBC.

Ai tha se “organizata terroriste Hamas kreu masakrën më të madhe ndaj hebrenjve që nga Holokausti, pas kryerjes së krimeve të tmerrshme seksuale të dëshmuara nga bota, këto vende zgjodhën ta shpërblejnë Hamasin dhe Iranin duke njohur një shtet palestinez”.

“Ky hap i shtrembëruar nga këto vende është një padrejtësi ndaj kujtimit të viktimave të 10 shtatorit, një goditje ndaj përpjekjeve për kthimin e 128 pengjeve dhe një nxitje për Hamasin dhe xhihadistët e Iranit, gjë që minon mundësinë për paqe dhe vë në pikëpyetje të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Izraeli nuk do të heshtë – do të ketë pasoja të tjera të rënda. Nëse Spanja ndjek synimin e saj për të njohur një shtet palestinez, një hap i ngjashëm do të ndërmerret kundër saj. Marrëzia irlandeze-norvegjeze nuk na pengon; ne jemi të vendosur për të arritur qëllimet tona: rivendosjen e sigurisë për qytetarët tanë, çmontimin e Hamasit dhe sjelljen e pengjeve në shtëpi. Nuk ka principe më të drejta se këto”, tha ministri.

Ndryshe, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia kanë njoftuar të mërkurën se kanë vendosur ta njohin Palestinën si shtet të pavarur.

Kryeministri i Irlandës, Simon Harris, tha se ky ishte një vendim i përbashkët mes vendit të tij, Spanjës dhe Norvegjisë.

Ky vendim historik nxiti kundërshtim të ashpër nga Izraeli dhe gëzim nga palestinezët. Izraeli i tërhoqi menjëherë ambasadorët e vet nga Norvegjia dhe Irlanda.

Këto tre vende njoftuan njëra pas tjetrës përmes konferencave për media për vendimin e tyre për Palestinën.

Spanja vendos ta njohë Palestinën si shtet

I pari, kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, tha se “nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme, nëse nuk ka njohje”.

Gahr Store tregoi se shteti skandinav do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez nga 28 maji.

“Duke e njohur Palestinën si shtet, Norvegjia e mbështet planin për paqe arabe”, tha ai.

Disa vende të Bashkimit Evropian kanë lënë të kuptohet në javët e fundit se e kanë ndër mend ta njohin Palestinën, duke argumentuar se zgjidhja me dy shtete është thelbësore për paqe afatgjate në rajon.

Norvegjia, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian por ndjek politikat e saj, ka qenë mbështetëse e zjarrtë e zgjidhjes me dy shtete mes Izraelit dhe palestinezëve.

“Terrori është kryer nga Hamasi [i shpallur grup terrorist nga SHBA dhe BE] dhe nga grupet militante, të cilat nuk janë përkrahëse të zgjidhjes me dy shtete, dhe nga shteti i Izraelit”, tha lideri i Qeverisë norvegjeze.

“Palestina ka të drejtë thelbësore për të qenë shtet i pavarur”, tha ai.

Norvegjia dhe Irlanda vendosin ta njohin shtetin e Palestinës

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika