Izraeli po shqyrton kufizimin e ndihmës humanitare për Gazën pasi Donald Trump të marr detyrën në fund të janarit në një përpjekje për të privuar Hamasin nga burimet, sipas një zyrtari izraelit të njohur me këtë çështje.
Që nga 7 tetori, Izraeli ka nisur luftë në Gaza duke u përpjekur të çmontojë Hamasin ushtarakisht, por thotë se militantët ruajnë kapacitetin qeverisës përmes kapjes së ndihmave. Një veprim i tillë rrezikon të përkeqësojë një situatë tashmë të rëndë humanitare.
“Ndihma humanitare nuk po arrin në duart e duhura,” tha zyrtari, i cili shtoi se ishte një nga “disa” opsione që po shqyrtohen aktualisht raporton CNN përcjell Dukagjini.
Organizatat e ndihmës kanë kërkuar vazhdimisht një rritje të sasisë së ndihmave humanitare të lejuara në brezin e rrethuar, duke paralajmëruar për muaj të tërë për rrezikun në rritje të urisë për civilët.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha në një përditësim të martën se vetëm 2 mijë e 205 kamionë me ndihma kishin hyrë në Gaza në muajin dhjetor, duke përjashtuar automjetet komerciale dhe karburantin.
Izraeli e kundërshtoi këtë numër, duke thënë se nuk ka asnjë kufi në sasinë e ndihmës që mund të hyjë në Gaza dhe se mbi 5 mijë kamionë kishin hyrë gjatë muajit, sipas një deklarate nga Koordinimi i Aktiviteteve Qeveritare në Territore (COGAT) e cila menaxhon fluksin e ndihmës në shirit.
Zyrtarët e OKB-së thonë se numri i kamionëve që hynin në Gaza para luftës ishte afërsisht 500 në ditë, ose 15 mijë në muaj.
Sipas OCHA, rreth 91% e 2.1 milionë banorëve të territorit po përballen me nivele të larta të pasigurisë akute ushqimore.
Në tetor, më pak se një muaj para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, administrata Biden i dërgoi një letër qeverisë izraelite duke kërkuar që ajo të veprojë për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza brenda 30 ditëve ose rrezikon të shkelë ligjet e SHBA-së që rregullojnë ndihmën e huaj ushtarake, duke sugjeruar se ndihma ushtarake e SHBA-së mund të jetë në rrezik[ ndihma ushtarake e SHBA-së për Izraelin].
Lista e kërkesave përfshinte lejimin e të paktën 350 kamionëve në ditë për të hyrë në Gaza ndërsa zbatoheshin pauza luftarake për të rritur rrjedhën dhe sigurinë për autokolonat dhe lëvizjet humanitare.
Një javë pasi Trump fitoi zgjedhjet dhe skadoi afati, administrata Biden vlerësoi se Izraeli nuk po bllokonte ndihmën, pavarësisht se kërkesat kryesore të përfshira në letër mbetën të paplotësuara.
Departamenti i Shtetit tha se ndërkohë që nevojiteshin ndryshime, ishte bërë përparim – kështu që nuk do të kishte ndërprerje në furnizimet me armë të SHBA-ve.
Të premten, Departamenti i Shtetit njoftoi zyrtarisht Kongresin se synon t’i shesë 8 miliardë dollarë armë Izraelit, i tha CNN një zyrtar amerikan dhe një burim tjetër i njohur me këtë çështje.