Izraeli shqyrton dëbimin e eritreasve pas përleshjeve në Tel Aviv

Izraeli po shqyrton hapa të ashpër duke përfshirë dëbimin e menjëhershëm të azilkërkuesve nga Eritrea të përfshirë në trazirat në Tel Aviv të shtunën

Shikoni: Protestuesit Eritreanë përleshen me policinë që gjuan granata trullosëse dhe gaz lotsjellës/BBC

Izraeli është duke shqyrtuar hapa të ashpër, përfshirë dëbimin e menjëhershëm të disa azilkërkuesve nga Eritrea, të cilët janë përfshirë në trazira të shtunën në Tel Aviv.

Rreth 170 persona janë përfshirë në përleshjet e dhunshme në mes të grupit të mbështetësve me grupin e kundërshtarëve të regjimit të Eritresë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se është kaluar “linja e kuqe”.

Ai ka urdhëruar krijimin e një plani për dëbim të të gjithë migrantëve afrikanë, të cilët i ka përshkruar si “infiltrues të paligjshëm”.

Përleshjet e pashembullta të së shtunës kanë nisur pasi aktivistët që kundërshtojnë Qeverinë e Eritresë u kanë kërkuar autoriteteve izraelite që ta anulojnë një ngjarje të organizuar nga Ambasada e tyre në këtë shtet.

Ata e kanë thyer kordonin policor afër vendit ku është mbajtur ngjarja, i cili më pas është vandalizuar.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës me qëllim të shpërndarjes së protestuesve.

Ndërkohë është nisur edhe një hetim nëse është gjuajtur me armë zjarri në ajër.

Policia izraelite – të cilës i janë plagosur disa pjesëtarë – ka thënë se shumë jetë kanë qenë në rrezik.

Ndasitë brenda Eritresë për udhëheqësinë e presidentit Isaias Afwerki janë përhapur edhe në diasporë dhe ky është vetëm një prej përleshjeve të tilla që janë regjistruar javëve të fundit.

Vlerësohet se në Izrael janë rreth 18.000 azilkërkues nga Eritrea, shumica prej të cilëve kanë arritur atje në mënyrë të paligjshme.

Ata kanë thënë se i kanë ikur rrezikut dhe persekutimit në një prej vendeve me regjimet më shtypëse në botë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika