Izraeli thotë se ka “neutralizuar” tre luftëtarë të Hamasit në një spital në Bregun Perëndimor

Izraeli tha se tre personat po planifikonin të kryenin një sulm së shpejti

FOTO:AP

Ushtria izraelite tha se trupat e saj “kanë neutralizuar” luftëtarë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – të cilët, sipas ushtrisë, ishin duke u fshehur në një spital në qytetin Xhenin në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Izraeli tha se tre personat po planifikonin të kryenin një sulm së shpejti.

Ushtria identifikoi një nga ta si Mohammed Jalamneh, 27 vjeç, nga Xhenini, që tha se kishte kontakte me selinë e Hamasit jashtë vendit dhe po planifikonte “një sulm të inspiruar nga masakra e 7 tetorit”.

Ndërkaq, dy të tjerët, sipas Izraelit ishin militantë nga zona.

“Jalamneh kishte planifikuar që të kryente një sulm terrorist në një të ardhme të afërt dhe përdorin spitalin si vend për të fshehur dhe prandaj ai u neutralizua”, tha ushtria izraelite.

Deri më tani, palestinezët nuk kanë konfirmuar identitetet e tre personave.

Ushtria izraelite nuk pranoi të tregonte nëse tre personat janë vrarë, por Radio Zëri i Palestinës raportoi se tre palestinezë janë vrarë në një spital.

Bregu Perëndimor është një prej zonave ku palestinezët dëshirojnë të krijojnë shtetin e tyre të ardhshëm. Në këtë zonë, dhuna është rritur që nga sulmi i 7 tetorit i Hamasit në jug të Izraelit, që nxiti luftën në Gazë.

Hamasi ka vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe ka rrëmbyer afër 250 të tjerë gjatë sulmit fillestar në jug të Izraelit.

Si kundërpërgjigje, Izraeli nisi një ofensivë ushtarake në Rripin e Gazës dhe deri më tani, sipas zyrtarëve lokalë shëndetësorë, në këtë territor janë vrarë mbi 26.000 palestinezë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika