Izraeli thotë se “ka shumë mundësi” që është përgjegjës për vrasjen e tre pengjeve në Gazë

Ushtria izraelite njoftoi se tre pengjet e vrarë, të rrëmbyer nga Hamasi, ka shumë mundësi të jenë vrarë gjatë një sulmi ajror izraelit

Ushtarë izraelitë.

Ushtria izraelite tha se “ka shumë mundësi” që tre pengjet që u gjetën të vdekur muaj më parë të jenë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite.

Ushtria më 15 shtator publikoi gjetjet e hetimit të saj lidhur me vdekjen e Nik Beizer, Ron Sherman dhe Elia Toledano.

Ajo tha se hetimet kanë përcaktuar se të tre me gjasë u vranë gjatë një sulmi ajror në nëntor që po ashtu la të vrarë anëtarin e lartë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – Ahmed Ghandour.

Të tre pengjet ishin rrëmbyer gjatë sulmit të 7 tetorit që Hamasi kreu në jug të Izraelit. Trupat e tyre u tërhoqën në dhjetor, por shkaku i vdekjes së tyre u përcaktua së fundi.

Ushtria tha se “ka shumë mundësi” që ata u vranë gjatë sulmit ajror, bazuar në vendin ku u gjetën trupat e tyre, raporteve patologjike dhe informacioneve të tjera. Por, ushtria tha se “nuk ka gjasa të përcaktohen në mënyrë definitive rrethanat e vdekjes së tyre”.

Ky njoftim rrit presionin nga Qeverisë së Izraelit për të arritur një marrëveshje për kthimin e pengjeve të mbetura, që ende mbahen nga Hamasi. Kritikët kanë thënë se është shumë e rrezikshme të tentohet që ata të shpëtohen.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 41.000 persona dhe janë plagosur mijëra të tjerë./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika