Izraeli thotë se lufta në Gazë do të zgjasë disa muaj

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë se lufta e ushtrisë Izraelite në Rripin e Gazës mund të zgjasë "dy deri në tre muaj", duke u zotuar se "pasi të përfundojë ajo, nuk do të ketë më Hamas". Ai gjithashtu ka theksuar se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit janë të gatshme për operacione ajrore dhe manovrime tokësore, dhe se ata janë të vendosur të kryejnë operacionin me sukses

Ushtarët izraelitë në një zonë skenike pranë kufirit të Gazës, 19 tetor 2023.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka deklaruar se lufta e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës mund të zgjasë “dy deri në tre muaj”, duke u zotuar se “pasi të përfundojë ajo, nuk do të ketë më Hamas”.

“Sa i përket anëve operacionale të manovrimit – në fund të fundit, asgjë nuk do ta ndalë IDF-në [Forcat e Mbrojtjes së Izraelit]. Është një përzierje e dy gjërave: aftësive tona ajrore dhe manovrimeve tokësore”, ka thënë Gallant.

Deklaratat e Gallant erdhën gjatë pjesëmarrjes së tij në një seancë të Komandës së Operacioneve të Forcave Ajrore pranë kufirit me Rripin e Gazës.

“Asgjë nuk mund ta ndalë ushtrinë izraelite. Ana operacionale e manovrës është një kombinim i dy gjërave: kapaciteti i forcave ajrore dhe operacioni tokësor”, ka shtuar Gallant, cituar nga gazeta Yedioth Ahronoth.

Një pushtim tokësor i Rripit të Gazës nga Ushtria e Izraelit mund të jetë i pashmangshëm, pas sulmit të tërbuar të militantëve të Hamasit në qytetet jugore të Izraelit para dy javëve.

Më herët të dielën, ushtria izraelite njoftoi se do të intensifikojë sulmet ajrore në Rripin e Gazës, me qëllim të zvogëlimit të kërcënimeve që forcat e saj mund të hasin në Gaza, në përgatitje për fazën tjetër të luftës, duke iu referuar një operacioni tokësor.

Ushtria e Izraelit e rrethoi Gazën dhe i nisi bombardimet hakmarrëse vdekjeprurëse në Gaza, menjëherë pas sulmit të 7 tetorit, si dhe ka grumbulluar tanke dhe dhjetëra mijëra trupa në afërsi të kufirit me enklavën me popullsi të dendur prej 2.3 milionë banorë.

“Ky duhet të jetë operacioni jonë i fundit i manovrimit në Gazë, për një arsyeje të thjeshtë, sepse pas tij, nuk do të ketë më Hamas atje”, ka theksuar Gallant.

Gaza po përjeton një krizë të rëndë humanitare pa energji elektrike, ndërsa uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë.

Militantët e Hamasit i thyen pengesat kufitare dhe u futën nga Gaza në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë mbi 1.400 njerëz, kryesisht civilë dhe duke i rrëmbyer mbi 200 të tjerë.

Si pasojë e bombardimeve të pareshtura izraelite që nga atëherë në Gaza janë vrarë 4.741 palestinezë, ndërsa 15.898 janë plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika