Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Izraeli e ka dënuar atë që e ka cilësuar vrasje të një rabini izraelito-moldav në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e quajtur aktin “terrorizëm” antisemitik, dhe është zotuar se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë

Izraeli e ka dënuar atë që e ka cilësuar vrasje të një rabini izraelito-moldav në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e quajtur aktin “terrorizëm” antisemitik, dhe është zotuar se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.

Trupi i Tzvi Koganit, i cili ishte raportuar i zhdukur prej të enjtes, është gjetur nga shërbimet e sigurisë në shtetin e Gjirit Arab, ka thënë zyra e kryeministrit përmes një deklarate.

“Vrasja e Tzvi Koganit, është akt i urryer i terrorizmit antisemitik”, është thënë në deklaratë, dhe që Izraeli do të bëjë gjithçka për ta vënë në vend drejtësinë.

Kogan ka qenë përfaqësues i Lëvizjes Hasidike, grup i hebrenjve ultra-ortodoksë, që njihet për përpjekjet që të shtrihet në gjithë botën.

Zyrtarët izraelitë nuk kanë dhënë hollësi për shkaqet e vrasjes së tij.

Emiratet e Bashkuara Arabe, vend që ka normalizuar marrëdhëniet me Izraelin më 2020, bashkë me shtetet tjera sikurse Bahrejni dhe Maroko, nuk e ka konfirmuar vdekjen e rabinit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Moldavisë ka thënë se ambasada në Abu Dabi është duke bashkëpunuar me zyrtarë lokalë dhe “po vëzhgon nga afër situatën”.

Ajo vetëm e ka përmendur zhdukjen e rabinit dhe nuk i është referuar fare vdekjes.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika