Izraeli thotë se s’ka armëpushim deri ta sheh listën e pengjeve nga Hamasi

Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendi i tij nuk do të jetë në gjendje që të ecë përpara me marrëveshjen për armëpushim në Gaza derisa ta kenë listën e pengjeve që do të lirohen.

Netanyahu tha se Izraeli s’do të tolerojë shkelje të marrëveshje dhe se sipas tij “Hamasi është i vetmi përgjegjës”.

Tre pengjet e parë izraelitë do të lirohen të dielën, teksa më herët transmetuesi publik izraelit Kan raportoi se Izraeli priste të merrte emrat e të treve gjatë ditës, raporton BBC përcjell Dukagjini.

Një listë më e gjatë e 33 pengjeve që me pritet se do të lirohen është publikuar tashmë nga mediat izraelite, por nuk është konfirmuar akoma.

Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për armëpushim në Gaza më 15 janar, ndërsa dje këtë pakt e ka miratuar kabineti i Netanyahut.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika