Izraeli vendos tarifë 100% për importet nga Turqia

Ministri i Financave në Izrael, Bezalel Smotrich, ka thënë se do të vendosë një tarifë 100% për importet e tjera nga Turqia si “hakmarrje" ndaj presidentit turk, Tajip Erdogan

Flamuri i Izraelit dhe Turqisë

Ministri i Financave në Izrael, Bezalel Smotrich, ka njoftuar se Izraeli do ta shfuqizojë marrëveshjen e tij të tregtisë së lirë me Turqinë.

Ministri ka bërë të ditur se do të vendosë një tarifë 100% për importet e tjera nga Turqia si “hakmarrje” ndaj vendimit të presidentit turk, Tajip Erdogan, për të ndaluar eksportet në Izrael.

Në fillim të këtij muaji, Turqia ka thënë se po ndalonte eksportet në Izrael gjatë kohëzgjatjes së luftës Izrael – Hamas. Por, ministria turke e Tregtisë ka thënë se kompanitë kanë tre muaj për t’i përmbushur porositë ekzistuese nëpërmjet vendeve të treta, raporton Reuters.

“Njoftimi i tij (Erdogan) për ndalimin e importeve në Izrael përbën një deklaratë të një bojkoti ekonomik dhe një shkelje serioze të marrëveshjeve të tregtisë ndërkombëtare, të cilave Turqia është angazhuar”, ka deklaruar ministri izraelit i Financave.

Ai ka vënë në dukje se veprimet e Izraelit do të zgjasin vetëm për aq kohë sa presidenti turk, Erdogan të mbetet në pushtet.

“Nëse në fund të mandatit të Erdoganit, qytetarët e Turqisë zgjedhin një udhëheqës që është i arsyeshëm dhe jo një urrejtës i Izraelit, do të ishte e mundur të kthehej rruga tregtare me Turqinë”, ka theksuar ministri izraelit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika