Së fundmi, Auto Mita prezantoi modelin më të ri të Dacia Duster në Prishtinë, duke treguar përmirësimet dhe dallimet që e bëjnë këtë veturë një zgjedhje të preferuar në tregun e automjeteve.
Kjo veturë përfaqëson një revolucion të vërtetë, duke ofruar një dizajn të ri, një eksterier dhe enterier të përmirësuar, teknologji inovative, motorë të larmishëm, si dhe një variant hibrid me shpenzime të ulëta dhe mirëmbajtje të lirë.
Të ftuarit në këtë event, u mahnitën me prezantimin e modelit të ri Dacia Duster. Ndër to, Fëllënza Çitaku, prezantuesja e njohur për publikun e Radio Televizionit të Kosovës, e ftuar në këtë event për makinat e re Dacia Duster, tregoi se dizajni i makinës i pëlqeu shumë.
“Më pëlqeu shumë dizajni jashtë, këtë look të ri qe ia paskan dizajnuar po ia jep një dukje shumë moderne. Po duket si makinë që bjen në sy deri sa duke e vozitur nëpër rrugët e qytetit.”, shtoi tutje Çitaku.
Ndërkaq, prezantuesja tjetër e ATV-së Vlera Jusufi, tregoi planet se ku mund ta vozisë këtë model të ri Dacia Duster.
“Fantastik, dizajni tepër modern edhe i veçantë, shumë hapsirë brenda, taman një kerr që mundesh me përdorë në qytet por edhe në vikend me ikë diku nëpër male apo terrene më të vështira.”, u shpreh ajo.
Klientët kërkojnë një makinë të besueshme dhe të rehatshme e të aftë për të përballuar terrene të ndryshme dhe ky model i Dacia Duster e ofron këtë.
Përkushtimi i Dacia vërehet dita-ditës teksa ofron automjete të cilësisë së lartë që janë të arritshme për të gjithë dhe Duster i ri është dëshmi për këtë.
Auto Mita, është distributor zyrtar i Dacias, andaj këtë veturë dhe shumë modele të veturave tjera, mund ti gjeni duke kontaktuar në:
Për më shumë informacione kontaktoni në:
Facebook: Auto Mita
Instagram: auto.mita
Nr.tel: 045 500 588 & 045 645 666 & 045 500 591
E-mail: [email protected]