Politikani serb, Aleksandar Jabllnoviq, ka reaguar pas ndalimit nga Policia Kosovës në vendkalimin kufitar të Izvorit ndërmjet Zveçanit dhe Novi Pazarit.
Ai ka thënë se nuk e ka ditur që rruga ka qenë e mbyllur. Ai ka thënë se ka shtetësinë e Kosovës dhe atë të Serbisë dhe se nuk e konsideron vetën emigrant. Më tej, ai ka vlerësuar profesionalizimin e Policisë së Kosovës, duke i falënderuar ata për sjelljen profesionale.
Më poshtë mund ta lexonin deklaratën e plotë të politikanit serb, Aleksandar Jabllnoviq, i cili ka folur për RTV Dukagjinin.
Mund të konfirmoj se po kthehesha nga pushimet me gruan dhe dy vajzat e mia në Leposaviq, ku jetoj normalisht, dhe nëpërmjet vendkalimit të Izvorit ndërmjet Novi Pazarit dhe Zveçanit.
Unë shkova një herë në atë rrugë dhe rruga ishte krejtësisht e kalueshme dhe kalimi ishte i rregullt. Mirëpo, mbrëmë jemi ndalur nga një patrullë e policisë së Kosovës dhe na ka njoftuar se rruga aktualisht është e mbyllur për qarkullim.
Pas kësaj, unë dhe gruaja ime i dhamë një deklaratë në komisariat dhe pas kësaj na lejuan të vazhdonim udhëtimin tonë. Mund të them se pjesëtarët e policisë janë treguar jashtëzakonisht të sjellshëm dhe profesional ndaj nesh gjatë gjithë kohës dhe nuk kemi asnjë kundërshtim për veprimet e tyre, për çka i falënderoj.
Unë sigurisht që nuk kam bërë asnjë kundërvajtje dhe nuk e konsideroj atë hyrje të paligjshme, pasi është plotësisht e ligjshme që nga viti 2013. Unë dhe familja ime kemi dokumente si nga Serbia ashtu edhe nga Kosova dhe jemi banorë të Kosovës, kështu që besoj se kalimi nuk mund të jetë i paligjshëm.
Në Kosovë nuk kemi probleme me ligjin dhe nuk kemi arsye të kalojmë ilegalisht nga Serbia në Kosovë. Fakti që disa rrugë udhëtimi janë aktualisht të pakalueshme dhe se e drejta jonë për lëvizje të plotë dhe të lirë është e kufizuar është një minus për institucionet. I gjithë rasti lindi sepse ne nuk ishim të informuar mirë për rrethanat e rrugës dhe besoj se ky nuk është aspak problem në rastin tim sepse nuk jemi as kontrabandë, as emigrantë të paligjshëm.
Jabllanoviq tentoi të hyjë ilegalisht në Kosovë, ndalohet nga Policia e Kosovës