Jacinda Ardern dhe Sanna Marin kundërshtojnë pretendimet se janë takuar për “shkak moshës dhe gjinisë së ngjajshme”

Udhëheqëset e Zelandës së Re dhe Finlandës kanë hedhur poshtë sugjerimin e një gazetari se ata organizuan një takim sepse janë "të ngjashëm në moshë"

Në një konferencë shtypi në Auckland, Sanna Marin e Finlandës dhe Jacinda Ardern e Zelandës së Re thanë se u takuan sepse janë kryeministre, jo sepse janë të dyja lidere femra.

Ardern pyeti nëse drejtuesit meshkuj do të ishin përballur me të njëjtën pyetje.

“Për shkak se dy gra takohen nuk është thjesht për shkak të gjinisë së tyre,” tha ajo.

Një gazetar nga rrjeti radiofonik i Zelandës së Re Newstalk ZB pyeti për arsyen e bisedimeve, duke thënë: “Shumë njerëz do të pyesin a po takoheni ju të dy vetëm sepse jeni të ngjashëm në moshë dhe keni shumë gjëra të zakonshme atje.”

Ardern e ndërpreu pyetjen për të thënë se ajo pyeste veten “nëse dikush i ka pyetur ndonjëherë Barack Obamën dhe John Key nëse janë takuar sepse ishin të moshës së njëjtë”, shkruan BBC.

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe ish-kryeministri i Zelandës së Re, John Key, kanë lindur brenda pak ditësh nga njëri-tjetri në vitin 1961.

Ardern, 42, shtoi: “Ne, sigurisht, kemi një përqindje më të lartë të burrave në politikë, është realitet. Për shkak se dy gra takohen, nuk është thjesht për shkak të gjinisë së tyre.”

Më pas ajo renditi marrëdhëniet tregtare midis vendeve, duke shtuar se “takimi ynë sot është një shans… [për të] shfrytëzuar realisht mundësitë ekonomike midis dy vendeve tona, përcjell Portali Dukagjini.

“Është detyra jonë ta çojmë përpara, pavarësisht gjinisë sonë”, përfundoi ajo.

Marin, e cila është 37 vjeçe, ra dakord dhe tha se ato u takuan “sepse ne jemi kryeministre”.

Ajo ndodhet në Zelandën e Re në turneun e saj të parë zyrtar dhe është kryeministrja e parë finlandeze që viziton vendin.

Gjatë takimit të tyre dypalësh, lideret thanë se diskutuan disa çështje të rëndësishme, duke përfshirë rënien ekonomike globale dhe koston e jetesës.

Ardern tha se ata ndanë një “angazhim të fortë” për të mbështetur Ukrainën pas pushtimit rus dhe se rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla mbi të cilin mbështeten vendet e tyre është nën presion për shkak të konfliktit.

U diskutua edhe për protestat e fundit në Iran.

“Unë gjithashtu shqetësohem për situatën në Iran tani … gratë e guximshme që po protestojnë kundër ligjeve dhe situatës së sigurisë së grave në Iran, ne duhet t’i trajtojmë këto lloj çështjesh së bashku,” tha Marin.

Pyetja e gazetarit shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.

Shumë përdorues të Twitter-it e etiketuan atë seksiste, ndërsa një gazetare nga Zelanda e Re e quajti përgjigjen e Ardern një “shtënë vrasëse”.

Kjo vjen katër muaj pasi Sanna Marin bëri bujë në mbarë botën pasi u publikuan në internet imazhet e festës së saj .

Kundërshtarët e akuzuan atë si të papërgjegjshme, ndërsa të tjerë thanë se protestat i kishin rrënjët në seksizëm.

E pyetur për këtë çështje në atë kohë, Jacinda Ardern tha se nuk dëshironte të përfshihej në çështjet e brendshme të një vendi tjetër, por sugjeroi se kritikat ndaj Marin kishin qenë shumë të ashpra.


Marin niset nga Zelanda e Re për në Australi të enjten.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika