Jaguari i lindur në robëri, i lëshuar në Parkun Kombëtar Ibera të Argjentinës vitin e kaluar, ka lindur dy këlyshë, të parët që kanë lindur në botën e egër në 70 vjet, në parkun e mbrojtur.
Këtë ngjarje e konfirmoi një kamerë e fshehtë në pyll, ku është parë nëna jaguar duke u kujdesur për pasardhësit e saj, ka thënë Mgali Logo, koordinator i Qendrës së Reintroduksionit të Jaguar-ve (CRY) të fondacionit, njofton rfi.
Rewilding Argenita ka thënë se çiftimi i jaguarëvë në botën e tyre të egër, dhe linfja e një brezi në lir është një lajm i shkëlqyer për projektin që synon të ndalojë zhdukjen e kësaj specie.
Ai gjithashtu ngriti shpresat për “rigjenerimin e një popullate të shëndetshme jaguarësh” në rajonin që dikur ishte shtëpia e tyre natyrore.
Këlyshët janë pasardhës i Aramit, i lindur në CRY në 2018 dhe i lëshuar në parkun e mbrojtur shtatorin e kaluar, dhe Jatobazinho, një mashkull i shpëtuar në Brazil, i dhuruar për projektin argjentinas në 2019 dhe u lëshua në park në dhjetor.
Qendra e mbarështimit dhe rehabilitimit CRY ka funksionuar për dhjetë vjet në provincën Corrientes të Argjentinës, ku jaguar u zhduk në vend 70 vjet më parë.
Vlerësohet se midis 200 dhe 300 jaguarë kanë mbetur në Argjentinë.