Jahaj: Abdixhiku është bërë lider në LDK – slogani i ri është goditës

Analisti Kastriot Jahaj thekson se lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përforcuar udhëheqjen e partisë, duke sjellë një frymë të re në LDK.

Analisti politik Kastriot Jahaj vlerësoi progresin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në procesin e reformimit.

Sipas Jahajt, LDK ka pasur një përparësi në raport me partitë e tjera, përfshirë Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), në zhvillimin e brendshëm dhe konsolidimin e udhëheqjes.

Jahaj komentoi gjithashtu për sloganin e ri të LDK-së, “Lumir 2025, bëhu ndryshimi” duke e cilësuar si goditës.

Abdixhiku prezanton kandidatët e Prishtinës për deputetë

“Ajo çka kanë të përbashkët këto dy parti në procesi i reformës, që e kanë nis shumë më herët. Ri rrjedhojë e asaj e kemi një lidership në të dy partitë. Edhe te LDK-ja edhe te PDK-ja. Te LDK-ja po e shoh një përparësi pak më shumë, sa i përket reformës. Për shkak se Lumiri është bërë figurë, është bërë lider i LDK-së. Ndërsa, te PDK-ja e shohim njëfarë ngecje për shkak se lidershipin shpresojnë që do të iu kthehet, lidershipi i vërtetë. Këtë e shoh si përparësi te LDK-ja.

Ndërkohë sot e pamë edhe sloganin e ri të LDK-së, ‘bëhu ndryshimi’. Që po mendoj që tregon atë ka nisur. Është më goditës. Bëhu ndryshimi dhe ndryshimin po e jep, po dëshiron më bë diçka ndryshe”, ka thënë Jahaj.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” do të promovojë serinë e lektyrave shkollore në Tiranë

Për të gjithë ju, mësimdhënës, pedagogë, prindër, fëmijë; lexues të letërsisë për fëmijë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar që më datën 16 nëntor, ditën...

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Trump, presidenti i ri i SHBA-së

Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ai ka tejkaluar pragun prej 270 vendeve të...

Të fundit nga rubrika