Jahaj: Është absurde që Dejona Mihali t’i kontrollojë deputetët pa qenë pjesë e fushatës zgjedhore

Analisti Kastriot Jahaj ka deklaruar se është “absurde” pjesëmarrja dhe përgjegjësia e Dejona Mihalit si “kordinatore e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje”, pasi ajo nuk ka qenë as gjatë fushatës zgjedhore, por as edhe në listën e deputetëve gjatë zgjedhjeve të fundit të mbajtura në shkurt të 2021.

Jakaj ka deklaruar në Debat Plus se është “e pasinqertë” dhe e “pamenduar mirë” të themi se kjo kohë është lënë për ngritje të aktakuzave nga Prokuroria Speciale.

“Dejona Mihali nuk ka lindur nga qielli. Ne I kemi votuar ata deputetë. Dejona nuk ka qenë  në kohën e fushatës as në lista të deputetëve, por me ardh ajo është pak absurd. Nuk duhet të paragjykojmë Dejonen se është nga Shqipëria, por duhet t’i shohim veprimet e saja. Pse po ftohet njëri nga njerëzit e afërt të Kurtit nga Prokuroria Speciale. Duhet me qenë të kujdesshëm me këtë pjesë”, vijoi Jakaj.

Jakaj deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka armiq të “vërtetë”, por vetëm ata të cilët i shpall ajo, pasi edhe di se si të luftojë politikisht me ta.

“Armiqët e brendshëm të VV-së janë ata që VV-ja e shpall si armiq. Jo armiq të vërtetë. Vetëvendosja di kanë me e shpallë armiq, pasi di se si m’i luftu ata. Pak e pasinqertë dhe pamenduar mirë me thane që me qëllim e lanë në këtë kohë me ngrit aktakuza prokuroria, në kohën kur kemi se mbi 2700 tenderë njëburimorë nga kjo qeveri, kemi skandalin me KEK, ku ZRRE-ja, përpos paralajmërimeve që I ka dërguar KEK-ut, i ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit disa herë. Tregtia që po bëni me energji elektrike është e paligjshme, po e bëni me një kompani të palicencuar. Mandej, ka dalë që ajo kompani ka lidhje në Slloveni dhe Serbi”, vijoi Jakaj.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika