Analisti politik, Kastriot Jahaj ka komentuar ashpër fjalimin e kryeministrit Albin Kurti gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë nga partia e tij, duke thënë se sulmi i tij kryesor ka qenë kundër mediave dhe prokurorisë, duke e anashkaluar opozitën.
“Kurti, sulmin kryesor e ka ndaj mediave dhe prokurorisë, pra organeve të rendit dhe ligjit. Me opozitën vetëm si anash, kishe edhe ata”, ka thënë Jahaj në Debat Plus.
Përsa i përket listës së kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit, Jahaj ka shprehur zhgënjim, duke e cilësuar si një nga listat më të dobëta të këtyre zgjedhjeve.
Ai ka thënë se LVV-ja, edhe pas 5 vjetësh qeverisje dhe mbështetjes prej 50% të qytetarëve, ka dështuar të krijojë një listë të kandidatëve që përmbushin kriteret e nevojshme për të përfaqësuar partinë në Kuvend dhe për të marrë përsipër qeverisjen.
“Nuk i përmbush as për së afërmi kriteret e nevojshme”, ka shtuar Jahaj.