Jahaj: Lista e LDK-së ndjek logjikën e hierarkisë dhe përfaqësimit rajonal

Analisti Kastriot Jahaj ka komentuar listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke vlerësuar se partia ka ndjekur një qasje të mirëorganizuar në hartimin e top 10-shes.

Sipas tij, renditja është bazuar në disa kritere kryesore, si hierarkia partiake, përfaqësimi rajonal dhe angazhimi politik i kandidatëve gjatë katër viteve të fundit.

“Sa i përket LDK-së dhe top 10-shes unë mendoj që LDK-ja e ka ndjek logjikën e hierarkisë dhe përfaqësimit rajonal që e kanë kandidatët në top 10-she… LDK0ja duket se e ka përcjell edhe një kriter tjetër, atë të angazhimit në kauza politike gjatë krye katër vjetëve dhe një prej arsyeve pse Doarsa mund me qenë para zonjës Hykemete Bjarami është kjo. Edhe pse zonja Bajrami ka qenë shumë aktive. Mirëpo është marrë vetëm më ekonomi, ndërsa Doarsa është përfshirë në shumë tema.

Një kriter tjetër që e shoh është pikërisht kjo për shembull edhe risia që e bien këta. Risi përves Doarës edhe zonja Lushaku-Sadriu. Që është në këtë listë. Mendoj që është një 10-she shumë e mirë.

E shoh si një listë shumë të mirë”, ka thënë Jahaj në Debat Plus.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika