Jahaj: Një pjesë e funksioneve të familjeve janë bartë në institucione

Analisti, Kastriot Jahaj ka thënë se teksa “Nisma për Familjen” po bazohet në funksione të familjes tradicionale shqiptare, shumica prej tyre janë bartur në institucione qoftë çerdhet, shkollat me orarin e zgjatur si dhe qëndrim ditor.

Jahaj këto i deklaroi në emisionin “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini.

“ Lista për Familjen” po thirret në vlerat e familjes tradicionale shqiptare dhe strukturat, e funksionet që i ka familja shqiptare. Një pjesë e funksioneve të familjes tradicionale janë mbart në institucione ku çerdhet janë hapur, ka qëndrim ditor, shkollat kanë orarin e zgjatur”, vijoi ai.

E Ferid Agani nga “Lista Për Familjen” u shpreh se familjet e mëdha tradicionale, që kanë qenë me mbi 50 anëtarë brenda një familje janë reduktuar ndërsa “familjet nukleare” që janë si burri, gruaja dhe fëmijët” janë rritur dita-ditës.

“ Në periudhën e tanishme, kjo familje që ka qenë e madhe dhe me familje nukleare brenda saj ka filluar të ambientohet. Po adoptohet në mënyrë të shpejt këto familje nukleare, ndërsa familjet e mëdha janë gjithnjë e më shumë po reduktohen”, tha Agani.

Agani theksoi se tranzicioni prej familjes së madhe në të vogël, ka shkaktuar manifestime të ndryshme të disfunksioneve, por që qeveritë asnjëherë nuk i kanë dhënë hapësirën e nevojshme këtij tranzicioni.

Ai shtoi se “familja” në ditët e sotme është në një krizë të fuqishme.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika