Jaka nga IKD: Nuk përputhen shpenzimet e partive politike me aktivitetin gjatë fushatës zgjedhore

Naim Jaka nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka folur lidhur me financimin e partive politike.

Ai ka thënë se partitë e kanë obligim ti publikojnë raportet e pa audituara.

Në bazë të asaj çfarë është shpërfaq në raportet e tyre Jaka ka thënë se vërehet që ato kanë shpenzuar mjaftë lidhur me fushatën zgjedhore.

‘’Partitë politike kanë shpenzuar kogja shumë në fushatë. Partitë për me mbulua aktivitete të shumta, kërkohet edhe kosto e nalt. E keqja më e madhe është që ka aktivitetet që ka kosto por që nuk deklarohen sepse nuk mund të mbulohen aktivitete kaq të mëdha me kaq pak para’’, ka thënë ai.

‘’Ne besojmë që fushata zakonisht ka kosto më të madhe se sa ajo që është’’, është shprehur ai.

Jaka ka thënë se vetëm 110 kandidat nga secila parti kanë shpenzime nga 10 mijë euro, I bie që numrat nuk përputhen nga ajo çfarë kanë deklaruar partitë politike në raport me aktivitetet që prezantohen në rrjetet sociale përfshi logjistikën e mbajtjes së nja aktiviteti apo tubimi.

Sipas tij fushatën e partive politike që kemi pa nuk mbulohet me këto para, por edhe duke qenë të vetëdijshëm që ka edhe kufizime buxhetore për financim të partive politike.

‘’Ka aktivitete më shumë aktivitete e ndërkohë ka më pak të hyra…2 milion euro për Lëvizjen Vetëvendosje unë besoj se ka shpenzime më të mëdhaja se ka vizita në diasporë… edhe Partia Demokratike ka pasur…krejt partitë dhe ajo ka kosto të madhe dhe nuk arsyetohen këto me mjetet dhe aktivitetet e prezantuara në fushatë zgjedhore’’, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Të fundit nga rubrika