Jalen Ray zyrtarizohet te Vëllaznimi

KB Vëllaznimi konfirmon se ka arritur marrëveshje me lojtarin e parë të huaj, amerikanin Jalen Ray

Skuadra gjakovare, Vllaznimi, ka bërë përforcimin e parë për edicionin 2023/24 me fundorin amerikan, Jalen Ray.

Sipas skuadrës, Ray është përforcim i rëndësishëm.

24-vjeçari veçohet me lojën e tij të kombinuar prej asistuesi dhe shënuesi efikas. Vlerësohet për përqindjen e lartë në tentimet për tri pikë, ndërsa edicionin e shkuar ka luajtur në Britaninë e Madhe për ekipin Surrey Scorchers.

Te kjo skuadër elitare, Ray ka luajtur me një mesatare prej 19 pikësh dhe 6 asistimeve për ndeshje.

Në fakt, amerikani është përforcimi i katërt deri më tani te Vëllaznimi, i cili ka zyrtarizuar vendorët si Atik Koshi, Don Polloshka e Jon Ukaj.

Në krye të ekipit nga Gjakova në edicionin e ri, do të jetë trajneri nga Lituania, Audrius Prakuraitis.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika