Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka treguar se çka i tha ish-ambasdori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, për kryeministrin, Albin Kurti dhe partinë e tij, VV-në, në kohën kur ishin vetëm aktivistë dhe jashtë skenës politike.
Walker tha se kur ka shkuar në ambasadën amerikane në kohën sa ishte Dell ambasador, dhe kishte dëgjuar për një lëvizje në Kosovë, Walker tha se Dell i kishte thënë se di për kë po flet, po flet për VV-në dhe Albin Kurtin.
Walker tregon se Dell ka theksuar se nuk dëshiron të ketë ndonjë lidhje me VV-në dhe Kurit pasi sipas Dell, ishin antiamerikanë, rebelë që duanë të shkatërrojnë gjërat.
“…Kur kam dëgjuar fjalën Vetëvendosje, kame shkuar në ambasadën amerikane, dhe ju kam thënë që kamë dëgjuar për këtë lëvizje, po protestojnë dhe ai (Dell) më tha se e di për kënd po flet, ‘po flet për VV-në për Albin Kurtin, nuk dua me pas ndonjë lidhje me ata, pasi janë antiamerikanë, janë rebel e duan të shkatërrojnë gjërat’”, ka treguar Walker.
Më tutje Walker, tregon se si Dell i kishte thënë se do të flasë me ta vetëm nëse bëhen parti politike, por që kurrë nuk e ka bërë këtë, edhe pasi u bën parti nuk biseduan.
“Në atë kohë më është thënë nga ambasadori, ‘Walker ju nuk i dini gjërat këtu, ju nuk i njihni këta të rinjtë’, por unë i thash pra duhet të flisni me ta. Ambasada e Amerikës duhet të flasë, ‘Walker nëse ata bëhen parti politike atëherë do të bisedojë me ta’, por kurrë nuk e ka bërë këtë, por nuk ka qenë i vetmi, shumë prej zyrtarëve të Shtetit i merrnin nga Delli, dhe nëse ka një urrejtje ai, në njëfarë mënyrë do të shkojë tutje në krejt sistemin”, ka shtuar Walker.
Ndërkaq, Walker tregon se si VV-ja dhe Kurti ia kanë dëshmuar krejtësisht të kundërtën çka i ka thënë ish-ambasadori Dell.
Walker theksoi se kur ka qenë pjesëmarrës në fushatën e parë të VV-së, e ka parë se ajo çka ka thënë Dell nuk është e vërtetë, sipas Walker ata ishin pro amerikanë.
“Kur VV-ja ka pasur fushatën e parë politike, kam mbetur pa mend, dhe në ato fushata, shumë persona të VV-së më kanë thënë që e duan SHBA-në. Diçka krejt e kundërt çka ka thënë Dell për VV-në.”
Walker tregoi se për presidenten, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin, Albin Kurti, ka vetëm një kritikë, dhe ajo është udhëtimet e rralla në SHBA.
“Nëse është një vend që do ta kritikoja, Kurtin dhe Osmanin, është ejani më shpesh në SHBA, në Uashington dhe takohuni me njerëz që të dinë se çka është Kosova”, ka thënë Walker.