Albert Zogaj, kryesues I Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka diskutuar për punën njëvjeçare të KGJK-së dhe sfidat që i ka përcjellur gjatë vitit 2024.
Zogaj në “Five” të Dukagjinit u shpreh se KGJK-ja ka rekrutuar dy gjyqtarë serb në Gjykatën e Apelit, ku kanë filluar punën zyrtarisht me 1 janar 2025.
“Kemi rekrutuar 2 gjyqtarë serb në Gjykatën e Apelit. E domosdoshme që të kemi prezencën e gjyqtarëve sepse besimi I publikut dhe nevoja e qytetarëve serb në Mitrovicë dhe vende tjera, kërkon presence gjyqtarëve serb. Është vlerë kushtetuese. Gjyqësori I Kosovës dhe drejtësia I ka përmbushur detyrimet e veta në tërësinë e saj në situatën e krijuar. Aktualisht nuk kemi zgjedhje tjetër”, vijoi ai.
E për vitin 2024, Zogaj ka përmendur rekrutimin e 46 gjyqtarëve të rinjë në KGJK dhe 21 të tjerë të rinj që janë në përmbyllje të procesit të rekrutimit. Ai shtoi se ngarkesa e punëve ka qenë mbi 200 mijë, ku 100 mijë lëndë kanë qenë të fushës civile e 100 mijë të fushave të tjera.
“Mbingarkesa me lëndë ka qenë sfida kryesore e vitit 2024. Kemi pranuar numër të madh të lëndëve, diku 100 mijë lëndë në fushën civile,, ndërsa rreth 100 mijë lëndë të tjera. Ka qenë viti më i suksesshëm I krejt histories së gjyqësorit, pasi vetëm në fushën civile ka përfunduar mbi 80 mijë lëndë. Viti më dinamik brenda Këshillit. Si sfida kryesore mbetet cilësia e vendimmarrjes dhe besimi I publikut mbesin sfidat kryesore të KGJK-së.Kemi marrë vendime serioze ku kemi rekrutuar 46 gjyqtar të rinj, dhe përmbyllje të procesit për mbi 21 gjyqtar të rinj. 5 gjyqtar në Gjykatën Supreme, mbi 10 në Gjykatën e Apelit dhe dy prej tyre gjyqtar serb dhe njëkohësisht kemi balance ngarkesën me numrin e gjyqtarëve për numrin e mjaftueshëm për përballimin me efikasitet punën”, vijoi Zogaj.
Zogaj deklaroi se KGJK-ja ka shkarkuar dy gjyqtar , atë Kryetarin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe Kryetarin e Divizionit të Apelit pasi kanë shkelur ligjin dhe kodin etik të gjyqtarit.
“Kemi insistuar vazhdimisht, kemi ndjekur çasje tjetër nga institucionet e tjera. Rrethanat e aprovimit të dorëheqjes; me punu 5 vite në Gjykatën e Apelit duhet të kenë 5 vite përvojë punë te gjyqtarët dhe nuk do të aprovoheshin dorëheqjet, nuk do të kishte presence të gjyqtarëve serb në divizion. Êshtë detyrim dhe kushtetues e ligjor. KGJK-ja ka shkarkuar Kryetarin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe Kryetarin e Divizionit të Apelit, që kemi gjetur se kanë qenë të përfshirë në aktivitete politike dhe bien desh me etikën e gjyqtarit me disiplinën respektivisht me Ligjin për disiplinën ligjore”, tha Zogaj.