Mbi 500 persona kanë humbur jetën si pasojë e valës së të nxehtit 10-ditor në Spanjë.
Spanja, Portugalia dhe Greqia janë disa nga shtetet që kanë përjetuar rritje ekstreme të temperaturave.
Siç shkruan gazeta TVPworld, rajonet më të goditura të Spanjës janë Andalusia Castilia, Leon, Estremadura dhe Galicia, ku temperaturat mesatare luhateshin midis 42-45 gradë Celsius.
Flakët kanë shkatërruar tashmë rreth 14 mijë hektarë tokë në të gjithë vendin nga Andaluzia dhe Extremadura në jug dhe perëndim, përmes rajoneve qendrore të Castilla-La Mancha dhe Castilla y Leon, dhe në rajonin Murcia dhe Valencia në lindje.
Gjysma e zonës pyjore të Sierra de la Culebra, një varg malor në veriperëndim të Spanjës, është djegur, duke e bërë atë zjarrin më të madh të regjistruar në historinë spanjolle, me zonat në Figueruela de Arriba ende të ndezura.
Parashikimi i motit tregoi se vapa do të vazhdojë në provinca të paktën deri në fund të javës.