Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike Dushan Janjiq, ka thënë se situata aktuale në Kosovë është në një fazë që mund të quhet krizë dhe po i vjen fundit.
Janjiq tha se Barrikadat ishin vetëm një mjet brenda konfliktit të menaxhimit dhe politikës së reciprocitetit, të cilën Beogradi dhe Prishtina dhe Vuçiqi dhe Kurti e “kapën”.
Ai theksoi se askush nuk do të ishte më i lumtur se sa presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nëse do të kishte të shtënë në veri të Kosovës.
“Askush nuk do të ishte më i lumtur se Putini nëse do të luante dhe qëllonte në veri (Kosovë). “Kishte të shtëna, por kjo ishte tashmë faza kur ne po negocionim se çfarë të bënim me barrikadat”, tha Janjiq, shkruan “Nova“.
Atë që mediat e paraqitën si “vringëllimë të armëve, tregimin për forcat dhe vendosja e obuseve [haubicave]”, Janjiq e ka parë si një “mekanizëm përgatitjeje për heqjen e barrikadave”.
Sipas tij, pasojnë vetëm negociatat, sepse barrikadat janë vendosur me vendim të njëanshëm, si reciprocitet i masave që ndërmori Prishtina.
“Ato negociata fillimisht do të duhet të jenë për pasojat e barrikadave, për kthimin e listës serbe dhe rivendosjen e ligjshmërisë dhe legjitimitetit të institucioneve të Kosovës tek serbët, dhe vetëm pas kësaj do të vijojnë bisedimet e famshme për të ardhmen dhe statusin në Kombet e Bashkuara”, tha Janjiq.